“Falenderoj me mirënjohje Komisionin për rikonfirmimin e rekomandimit të tij për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Shqipëria prej tre vitesh e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat dhe jam plotësisht i bindur në një vendim pozitiv më datë 20 qershor të Këshillit të Ministrave të BE”-shkruan Berisha.
Ndërkohë që Berisha nuk ka lënë pa sulmuar edhe kryeministrin Rama dhe PS si bllokuesin e statusit për vitin 2012 dhe 2013
“Në tetor të vitit 2013 Komisioni përsëri rekomandoi pa asnjë kusht statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Këtë rekomandim disa vende të BE e refuzuan ndonëse Shqipëria e meritonte plotësisht statusin. Refuzimi lidhej me qëndrimet e mëparshme të Ramës ndaj integrimit.”-thekson Berisha
Statusi i plotë i Berishës në rrjetin social "Facebook".
“Komisioni Europian rikonfirmon rekomandimin e tij për Shqipërinë për statusin e vendit kandidat!
Të dashur miq, sot në Tiranë Komisioneri për Zgjerim i Komisionit Europian Stefan Fyle paraqiti raportin në të cilin rikonfirmohet rekomandimi e tij, për të tretën herë, plotësisht i merituar, për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat. Ky është raporti i tretë i Komisionit Europian që rekomandon Shqipërinë si vend që ka plotësuar kushtet për statusin e vendit kandidat.
Kështu, në raportin e tetorit të vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi Shqipërinë për statusin e vendit kandidat mbasi ajo kishte përmbushur 12 prioritetet e KE por la një afat 40 ditor që të votoheshin tre ligjet ne Parlament, për të cilat ishte në dakord që në fillim të vitit 2012. Edvin Kristaq Rama u tërhoq nga konsensusi dhe refuzoi votimin e tre ligjeve. Kështu statusi u bllokua nga PS dhe Edi Rama.
Në dhjetor të vitit 2012 Këshilli i Ministrave të BE la të hapur mundësinë e shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit për statusin e Shqipërisë në rast se do votoheshin tre ligjet në Parlament. Por Rama pranoi t’i votojë ato vetëm me 30 Maj 2013.
Në tetor të vitit 2013 Komisioni përsëri rekomandoi pa asnjë kusht statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Këtë rekomandim disa vende të BE e refuzuan ndonëse Shqipëria e meritonte plotësisht statusin. Refuzimi lidhej me qëndrimet e mëparshme të Ramës ndaj integrimit.
Me këtë rast falenderoj me mirënjohje Komisionin për rikonfirmimin e rekomandimit te tij për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Shqipëria prej tre vitesh e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat dhe jam plotësisht i bindur në një vendim pozitiv më datë 20 qershor të Këshillit të Ministrave të BE! sb”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)