Berisha: Rrethim stalinist, qytetarët 
revolucion për të larguar qeverinë

Berisha: Rrethim stalinist, qytetarët <br />revolucion për të larguar qeverinë
Rrethim stalinist me urdher te Edi Rames e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha ngjarjen e pretenduar dje nga Partia Demokratike për rrethimin e selisë blu nga policia.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha i bën thirrje qytetarëve për revolucion për të larguar nga pushteti këtë qeveri që sipas tij është e lidhur me krimin.

Neo-bllokmeni Edi Rama urdhëron rrethimin stalinist të selisë së Partisë Demokratike. Në një akt provokacioni të ulët të tipit stalinist, Edvin Kristaq Rama rrethoi dje me fallangat e tij të krimit, me banditë me uniformë dhe pa uniforme selinë qendrore të Partisë Demokratike. Ju bej thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në një revolucion demokratik për të shporrur pushtetin e bandave dhe të krimit që po shkaterron vendin” – shkruan Berisha.

Ish-lideri i selisë blu akuzoi kryeministrin Rama si kreun e mafies shtetërore i cili sipas tij po mundohet të krijojë terror mbi opozitën dhe simpatizantët e saj.

Me këtë akt të mirefillte terrori publik ndaj Partise Demokratike, anëtarve e simpatizantve drejtuese të saj, kreu i mafies shtetërore dhe krimit të organizuar, kërcenoi e përdori forcë banditeske shtetërore ndaj opozitës shqiptare” – shkruan ish-kryeministri.

Berisha i përfundoi fjalën e tij duke i bërë thirrje qeverisë dhe policisë të mos vazhdojë me aktet e ulëta provokative.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara