KOMBINAT- Gjatë një takimi me sipërmarrës të zonës së Kombinatit në kryeqytet, kreu i qeverisë vuri thekin tek politikat në funksion të nxitjes së biznesit, rritjes së punësimit dhe të prodhimit.
Duke u ndalur tek programi që ofrojnë dy partitë e mëdha politike në zgjedhjet e 23 qershorit tha se “Dy modele po përballen sot, modeli i taksës së ulët ose të 10-tave, dhe ai i taksës së lartë apo progresive. Taksa progresive do të thotë para shumë më pak për investitorin, para më pak për kompaninë, pamundësi për rritje pagash, pamundësi krijimi vendesh pune. Do të thotë shkurtim i vendeve të punës. Ndërsa me taksën e sheshtë barra fiskale shpërndahet në mënyrë të përgjithshme”.
Berisha tha se “qeveria hoqi taksat për makineritë, në mënyrë që t’u sigurojnë më shumë mundësi biznesit”. Më tej, kreu i qeverisë shprehu para sipërmarrësve gadishmërinë e tij dhe kabinetit qeveritar për të bërë gjithcka për suksesin e biznesit, duke i siguruar sipërmarrësit se mbështetja e fuqishme ndaj tyre do të mbetet një politikë konstante.
Gjatë fjalës së tij Berisha vlerësoi edhe rritjen e investimeve në vend, proces ky që sipas tij do të vijojë në 4-vjeçarin e ardhshëm.
“Në vitet e fundit Shqipëria ka marrë 1 miliardë dollarë në çdo vit. Ne jemi të gatshëm të marrim çdo hap në mënyrë që në 4 vitet që vijnë të arrijmë 6 miliardë dollarë investime. Kjo është një shifër realiste pasi për Shqipërinë janë parashikuar investime gjigande. Shefi i qeverisë ka saktësuar se vetëm kaskada e Devollit ka një kosto prej 1 miliard dollarë, ndërsa ka shtuar se gazsjellësi TAP ofron punësim dhe mundësi për përdorimin e gazit në shkallë të gjerë. Po ndërtohen edhe parqe industriale. Ne kemi punësimin e shqiptarëve qëllimin më madhor dhe mirëqënien prioritetin e dytë. Në vitet që vijnë parashikojmë investime gjigande, si dhe rritje të investimeve të huaja”, tha Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com