Berisha: Rrobaqepësia në Librazhd 
kushte skllavërie.Balla: Gënjeshtra

Berisha: Rrobaqepësia në Librazhd <br />kushte skllavërie.Balla: Gënjeshtra
LIBRAZHD - Që Taulant Balla dhe Sali Berisha e kanë “halë në sy” njëri-tjetrin, kjo është evidente në çdo seancë parlamentare të së enjtes, por që të dy nuk mund të ndalin kundërakuzat as gjatë pushimeve verore, e çon debatin përtej atij legjislativ.

Një fabrikë fasonesh e ngritur së fundmi në  qytetin e Librazhdit ka ndezur gjakrat mes të dyve në betejën e rrjetit social facebook. Sali Berisha poston një email që sipas tij i ka ardhur nga një qytetar i Librazhdit, e cili e informon se në fabrikën ku është ortak Taulant Balla, punëtorët shfrytëzohen dhe paguhen më pak se paga minimale e caktuar me ligj. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e deputetit socialist, i cili  e quan Berishën një të paburrë, që ka rritur fëmijë hajdutë, e që do të dergjet në pellgjet e gjakut në ferr.

Berisha 
“Qytetari dixhital informon! Një qytetar nga Librazhdi denoncon një kompani, sipas tij italo-shqiptare, për kushte jo normale dhe qëndrime të papranueshme antiligjore, në kundërshtim të hapur me Kodin e Punës dhe ligje të tjera të punëdhënësve ndaj punëtorëve si dhe turizmin e familjes se Taulant Ballës!”-shkruan ish-kryeministri Berisha, i cili  më tej vijon me citimin e mesazhit që pretendon se i ka morritur. “Punonjësit në këtë rrobaqepësi punojnë 10 orë në ditë dhe të shtunën u kanë thënë që të vijnë në punë vullnetarisht ose do të pushohen dhe ndërkohë paguhen nga 16-18 mijë lekë të reja në muaj.

Pra nga 250 orë punë në muaj këta punëtorë paguhen me pak se 1 mijë lek të vjetra në orë. Si ka mundësi që asnjë nuk flet për këtë skllavëri të shekullit 21???”-vijon mesazhi që citon Sali Berisha. “Një vajzë nga Librazhdi ishte muajin e kaluar në liqenin e Comos në Itali për të festuar 90 vjetorin e kësaj firme së bashku me nusen dhe djalin e Taulantit. Ajo mbase pa dashje futi rreth 50 foto të festës ku dukej dhe nusja dhe djali i deputet kapitalist të Librazhdit dhe si për çudi mbas një ore i fshiu të gjitha fotot",-vijon mesazhi.

Balla
Përmes facebookut, deputeti socialist, Taulant Balla, i dërgon një “Telegram nga Librazhdi notarit dixhital Sali Berisha”. Ai mohon të qenit ortak në këtë kompani, dhe shton se punëtorët e kësaj fabrike paguhen konfrom të gjitha ligjeve të shtetit shqiptar. “Mirë me mua, se nuk të konsideroj fare as për burrë dhe as për gjë, por çfarë ke me kompaninë italiane që ka hapur 150 vende pune në një zonë që t'i e ktheve në varfërinë e mesjetës?!

Ndërkohë që siç thonë librat e llogarive të shtetit kompania i paguan punonjësit 220 mijë lekë në muaj, i mbulon transportin, dhe i paguan shtetit një për një sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore etj.”-shkruan Taulant Balla. Ai vijon më tej duke akuzuar ish-kryeministrin. “Unë nuk jam Gita dhe Zeni, o Sali.

Ti ke rrit fëmijë hajdutë. Lagu plak lagu në pishinën e gocës dhe thuaji Lirisë të të masë kohën se kushedi thy nai rekord tjetër! Thyje se do të duhet kur të shkosh në ferr dhe të kërkosh të të hapin vend në pellgun e gjakut për t'i mësu notin dixhital shokëve që të presin atje”,- thuhet në shënimin e Taulant Ballës.

Statusi i Sali Berishës në "Facebook"
Qytetari dixhital informon!

Nje qytetar nga Librazhdi denoncon nje kompani, sipas tij italo-shqiptare, per kushte jo normale dhe qendrime te papranueshme antiligjore, ne kundershtim te hapur me kodin e punes dhe ligje te tjera te punedhenesve ndaj punetorve si dhe turizmin e familjes se Taulant Balles! sb

"Z.Berisha mirdita .Une dua tju informoj per nje gje te pazakonte qe po ndodh ne Librazhd. Prej disa muajsh eshte hapur nje rrobaqepsi gjoja nga nje firme italiane "GRASSI" ku ortaku shqiptar esht Taulant Balla me 50% ose dhe me shume.Kjo firme ka marre ambjentet e ish rezervave te shtetit me qera me 1 euro kuptohet me ndihmen e ortakut deputet.Punonjesit ne kete rrobaqepsi punojne 10 ore ne dite dhe te shtunen u kane thene qe te vijn ne pune vullnetarisht ose do te pushohen dhe nderkohe paguhen nga 16-18 mije leke te reja ne muaj.Pra nga 250 ore pune ne muaj keto punetore paguhen me pak se 1 mije lek te vjetra ne ore.Si ka mundesi qe asnje nuk flet per kete skllaveri te shekullit te 21???Nje vajze nga librazhdi (qe punon tek kjo rrobaqepsi ne Librazhd)ishte muajin e kaluar ne liqenin e Comos ne itali per te festuar 90 vjetorin e kesaj firme se bashku me nusen dhe djalin e Taulantit. Ajo mbase padashje futi rreth 50 foto te festes ku dukej dhe nusja dhe djali i deputet kapitalist te Librazhdit dhe si per cudi mbas nje ore i fshiu te gjitha fotot si duket nga ndonje urdher i nuses se deputetit qe nuk duhej te dilte ne foto dhe te merrej vesh se jan ortake me kete firme.Ju lutem ngrijeni si problem kete rast skllaverie dhe cirrja masken deputetit hajdut qe shfrytezon popullin qe e ka votuar duke e paguar me 600-700 leke te vjetra ne ore. Vajza qe futi 50 fotografi nga festa dhe i hoqi direkt me urdher nga nusja e taulant balles quhet Erlisa Bashllari dhe ka len vetem 2 foto nga festa e bere ne itali me 13 korrik."


Statusi i Taulant Ballës në "Facebook"
Telegram nga Librazhdi notarit dixhital Sali Berisha

O Sali! Me tha Genci (Pollo) qe je me pushime bashke me Lirine tek vila super e madhe dhe pa leje e Argites ne Lalez. Ndersa Pamela (Albana Vokshi) me tha qe ti rri gjate ne pishinen qe ka vila ne tarrace.

A ke thy nai rekord tjeter ne uje-ndenjie apo s'ka kush t'i mat me oret e gjata te sportit tend idiotesk unikal?!

Nuk e kisha ne plan te harxhoja asnje minute pushimesh per t'u marre me ty po me thane qe je marre me mua dhe u detyrova ta shoh qenefin tend virtual ku ti derdh gjithe rrjedhjet e trurit tend te kalbur.

Mire me mua, se nuk te konsideroj fare as per burre dhe as per gje, por cfare ke me kompanine italiane qe ka hapur 150 vende pune ne nje zone qe t'i e ktheve ne varferine e mesjetes?!

Nderkohe qe sic thone librat e llogarive te shtetit kompania i paguan punonjesit 220 mije leke ne muaj, i mbulon transportin, dhe i paguan shteyit nje per nje sigurimet shoqerore, sigurimet shemdetesore etj.

Sa per 90 vjetorin e kompanise italiane, po Sali, kam pasur nderin te jem i ftuar krahas nje perfaqesie nga dega e kompanise ne Librazhd dhe kam shkuar me kenaqesine me te madhe. Sepse si deputet i zones i kam qene dhe do t'i jem prane kompanise, qofte investitoreve qofte punetoreve, per cdo problem e shqetesim! Dhe kete e ben cdo deputet normal po ti s'ke nga ta dish Sali, sepse ti nga dita e pare ne diten e fundit te pushtetit tend, punove vetem per te gjetur ortake per Giten dhe Zenin e per te futur kalamajt me perqindje ne cdo cep ku firma jote kishte vlere. Une nuk jam Gita dhe Zeni, o Sali. Ti ke rrit femije hajdute. Aq hajdute sa edhe ish-nuses se familjes tende, mezi e late te merrte mbrapsht kalin e vjedhur. U desh e shkreta te vinte ta merrte vete nga Suedia.

Prandaj or plak s'po te vej faj sot dhe s'po e zgjas me tutje se ti je i padurueshem edhe kur duhet me u marr me ty per arsye pune, jo me sot qe jam me pushime.

Lagu plak lagu ne pishinen e goces dhe thuaji Lirise te te mase kohen se kushedi thy nai rekord tjeter! Thyje se do te duhet kur te shkosh ne ferr dhe te kerkosh te te hapin vend ne pellgun e gjakut per t'i mesu notin dixhital shokeve qe te presin atje.

Nese ke deshire kete komunikim mund ta vazhdojme me 6 Shtator ne Kuvendin e Shqiperise. Vetem kur te flas une rri ne salle, o paburrs.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori