Berisha rrokada në PD si
Rama, lëviz kryesia në qarqe
Ndarja e re ne Asamblene PS

Berisha rrokada në PD si<br />Rama, lëviz kryesia në qarqe<br />Ndarja e re ne Asamblene PS
TIRANE- Demokratët kanë nisur rikonfigurimin e punës me bazën e partisë, ndërkohë që ende nuk kanë zgjedhur strukturat dhe forumet drejtuese, përjashtuar kreun e PD, Berisha dhe Këshillin Kombëtar gati tre vite më parë. Por duke parë se socialistët dhe kreu i saj Edi Rama kanë nisur riorganizimin e PS, burime pranë Berishës bëjnë të ditur se ai ka vendosur të ndryshojë kreun e grupit të qarkut të Vlorës, që aktualisht mbahet nga nënkryetari demokrat Astrit Patozi, për ta lëvizur më të qendër të vendit në një qark që ka shumë vende për deputetë dhe ku rezultati më 2009 dhe më 2011 s'ka qënë i kënaqshëm për PD e aleatët.
Mësohet se ai do të dërgohet në vend të Sokol Olldashit në qarkun e Fierit. Në këtë qark pritet të ketë për ndihmë anëtarët e kryesisë Ilir Bano dhe Albana Vokshi, kjo e fundit me qëllimin e thithjes së votës së kosovarëve në këtë qark. Ndërkohë që Olldashi do të shkojë në krye të listës së qarkut të Durrësit, ku për herë të parë ka shënuar fitoren e parë në sfidën reale për deputet më 2005 përballë Dukës së PS. Duke qënë se votat janë lëkundur në këtë qark, për shkak të fitores së mandatit të dytë nga Dako përfaqësues i PS, Olldashi sëbashku me anëtarët e kryesisë Rusmali dhe Shamata pritet që të rikthejnë besimin e humbur tek e djathta.

Nga ana tjetër ndryshime ka dhe në qarkun e Vlorës, ku shkojnë anëtarët e kryesisë Fatos Beja e Leonard Demi, por dhe ministri Arben Imami, të cilët do të përballojnë sfidën në këtë qark që përmbledh tërë vijën bregdetare deri në Sarandë.

Ndryshime ka dhe në qarkun e Elbasanit, ku shkojnë Majlinda Bregu nga Tirana dhe Eduart Halimi, më parë në qarkun e Durrësit. Ndërsa Tirana "blindohet" nga kreu i bashkisë Lulzim Basha, që lëviz nga qarku i Elbasanit dhe anëtarët e kryesisë Aldo Bumçi, Bujar Nishani e Gerti Bogdani, të cilët kanë qënë në këtë qark.

Qarku i Gjirokastrës rikonfirmon Rulin, qarku i Lezhës Palokën, i Beratit Pollon, i Korçës Boden e Spahon, i Kukësit Nokën, i Dibrës Gjanën dhe i Shkodrës Topallin, e cila mban e vetme terë peshën në kryeqendrën e veriut. Ndërkohë që një projekt i tillë i anëtarëve të kryesisë është ende në sirtarët e kreut të PD, pa u hedhur ende në mbledhjen e forumeve të partisë, burimet thonë se asnjë projekt për një shpërndarje të re të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilët bashkë me deputetët që mbeten do të jenë në të njejtat zona zgjedhore që kanë qënë. Ajo që bie në sy ka qënë se në këtë draft projekt të rishpërndarjes së anëtarëve të kryesisë së PD në qarqe, ka qënë mënjanimi i Oketës, Biberajt, Mustafajt si sekretar ndërkombëtar dhe disa figurave të tjera nga puna me bazën, pavarësisht se ata aktualisht figurojnë në forumet e larta të PD. Me sa duket Berisha në këtë skemë për rishpërndarje të kryesisë nëpër qarqe, jo vetëm ka marrë shembullin e Ramës në PS, por dhe ka marrë për bazë shqetësimin e deputetëve për klanizim të drejtimit të PD nëpër disa qarqe të vendit.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje