Berisha s'përjashton koalicionin
PD-LSI: Mund ta diktojë rezultati

Berisha s'përjashton koalicionin<br />PD-LSI: Mund ta diktojë rezultati
Ish kryeministri Sali Berisha e sheh të mundshëm një koalicion mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës, Berisha ka folur edhe për ish­aleatin e tij në qeverinë e mëparshme, 2009-2013, Ilir Metën dhe mundësitë e një bashkëpunimi të dytë të demokratëve me forcën e dytë politike të mazhorancës.

Megjithëse e përjashton një koalicion para zgjedhor, Berisha nuk parashikon të njëjtën gjë pas zgjedhjeve, pasi sipas tij, mund ta diktojë rezultati. "Problemi im është ky. Në spektrin politik Meta është po kaq, ndoshta edhe më majtas se Rama. Natyrisht koalicioni i tij me një parti të qendrës së djathtë është një gjë jo normale. Por, ndodhi, sepse midis asaj që, një koalicion me këtë parti apo vendi pa opozitë dhe një koalicion me socialistët, interesi i vendit ishte që socialistët të kenë një opozitë të fortë dhe të ketë një qeveri funksionale. Nuk besoj se PD do të shkojë dhe nuk shkon, jam i sigurt, në zgjedhje në koalicion me këto forca politike, por pas zgjedhjeve PD edhe mund të jetë e detyruar nga rezultati.  Në kohën kur unë kam qenë në drejtim, kam qenë i vendosur, nëse qytetarët nuk më jepnin mua shumicën para se të shkoj në zgjedhje do të kërkoja, në përputhje me kushtetutën, shumicën", u shpreh Berisha.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët

Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët