KRUJE-  Nga qyteti i Krujës Kryeministri Berisha përsërit apelin drejtuar kundërshtarit të tij politik për të votuar 3 reformat të cilat janë kushtëzuar nga KE për marrjen e stautsit të vendit kandidat për në BE.

"Opozita duhet të heqë dorë nga politika bllokuese dhe të ligjet që kërkohen nga KE”- tha Berisha në ceremoninë e inaugurimit të shkollës 9 vjeçare nr 1 të Krujës e cila ka një kapacitet prej 800 nxënësish.

Në këtë mënyrë kryeminsitri nuk heq dorë nga propaganda politike në shkollat 9 vjeçare në kundërshtim me ligjin e arsimit parauniversitar sipas të cilit shkollat janë të depolitizuara.

Ndërtimi i kësaj shkolle përbën një investim prej 58 milionë lekë dhe ajo ka 24 klasa, 3 laboratorë (kimi, fizikë dhe biologji), 2 kabinete informatike, bibliotekën, muzeun e shkollës dhe një sallë multifuksionale për veprimtari ekstrakurrikulare, si dhe palestër të mbyllur.
(sg/shqiptarja.com)