Berisha: S.O.S për energji
S’ka ujë në kaskadën e Drinit

Berisha: S.O.S për energji<br />S’ka ujë në kaskadën e Drinit
TIRANË – Kryeministri Berisha jep alarmin për gjendjen kritike në kaskadën e lumit Drin, ku janë përqëndruar burimet kryesore të energjisë elektrike në vend. Në takimin e së hënës me deputetët demokratë, Berisha pohoi se vendi është në krizë energjitike për shkak të temperaturave shumë të ulta, por edhe për situatën e rëndë në rajon.
“Pakësim i paprecedentëi ujrave në kaskadën e Drinit, është importuar energji më shumë se kurrë ndonjëherë. Do bëjmë gjithcka që CEZ të furnizohet me energji, në mënyrë që shqiptarët dhe veprimtaritë të mos vuajnë. Çmimet e energjisë janë shumë të kripura, sepse në rajon prodhuesit po shndërrohen në importues. Do blejmë me çdo cmim që vendit të mos i mungojnë energjia", tha Berisha.

ENERGJIA, DO TË NDËRHYHET NË BUXHET
Kryeministri Berisha deklaron se do të ndërhyhër në buxhetin e shtetit për blerjen e energjisë elektrike për furnizimin e qytetarëve dhe bizneseve në vend.
“Kjo do të përballohet me ndërhyrjen e buxhetit sepse mundësitë e tjera janë ezauruar tërësisht. Pavarësisht reshjeve, digat janë nën nivelet më të ulta historike të tyre. Situata është jo pak problematike për prodhimin e energjisë, por në i mbetemi principit se çmimi më i lartë ështëë mungesa e energjisë. Do mbështesim KESH. Sot konsumi me vlerë të paimagjinueshme”, deklaroi kryeministri.


NDIHMË PËR KOMUNAT E BLLOKUARA
Që në fillim të fjalës së tij në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kryeministri Berisha kërkoi bashkëpunim të qeverisë, parlamentit dhe institucioneve të linjës për të ndihmuar mijëra banorët e bllokuara nga dëbora në Shqipëri.

“Ju bëj thirrje të përqëndrohemi në maksimumin tonë si ekzekutiv e legjislativ në mënyrë që të ndihmojnë dhe lehtësojmë banorët e zonave të rrethuara nga dëbora. Të bëjmë gjithçka për tu ofruar ndihmën për të cilën kanë nevojë. Ky është një dimër që ka rikthyër në memorien e shqiptarëve dimrat e dikurshëm”, tha kryeministri.

Më pas ai bëri një përmbledhje të detajuar të takimeve të tij gjatë vizitës zyrtare në Gjermani.
( ne foto Liqeni i Fierzes i ngrire)
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit

Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit