"Seancë funebër e qeverisjes 27 mujor. Sot kjo seancë mblidhet si në zi pasi zinxhiri i ligësirave që Edvin Kristaq Rama, njeriu që ka trashëguar urrejtjen atërore nda qytetarëve të thjeshtë, ju bëri shqiptarëve gjatë një viti të ligat që s'ia ka bërë kush kurrë nga koha e diktatorit Hoxha deri më sot. Ai ka përçmim ndaj fëmijëve tuaj, intelektit tuaj, familjeve tuaja. Rama shkatërroi 9 mijë shtëpi, biznese që të gjitha me urrejtjen klasore të babait të tij dhe të babait të tij shpirtëror. Kjo është seanca funebër ndaj edhe nuk janë këtu, se kanë frikë nga vetja e tyre kur dalin para jush. Lexoji mirë flakën e bunkerit, përndryshe nuk është e largët dita ku do largohen poturet e lagura të tua dhe të njerëzve si ti. Gjatë këtij viti ju i keni bërë shqiptarët të shohin zi, keni mbjellë dëshpërim, varfëri", tha Berisha.
Sipas Berishës, shpërblimi me 6 paga qe qeveria u bëri punonjësve të tatimeve, është i destinuar për fushatën e PS-së.
Deputeti demokrat risolli edhe një herë në vëmendje debatin e medaljes që qeveria e majtë i dha Shqyqyri Çokut, hetuesit të At Zef Pllumit.
"Edhe kafshët kanë turp, po po Pandeli është i njohur kompleksi i turpit. Ky njeri ju thotë shqiptarëve se për firmën e tij fajin e kam unë, po ka gjë më të turpshme. po pse unë të bëra ty të firmosësh. Çdo firmë është me përgjegjësi", -u shpreh ish-kryeministri.
Gjatë fjalës së tij Berisha solli në vëmendje edhe akuzat që PD bëri zyrtarisht dje për kryetarin e Partisë Socialiste në Shkodër, Martin Cubi se ka vrarë një person në vitin 2009. Partia Socialiste e quajti taktikë të i opozitës për të kriminalizuar çdokënd, pasi sipas saj Cubi vrau për vetëmbrojtje një person me rrezikshmëri të lartë. Sipas Berishës, kryesocialisti i Shkodrës duhet të largohet nga politika.
"Ke vrarë një jetë njeriu nuk mund të drejtosh më. Edhe në diktaturë po të ndodhte vrasja pa dashje të largonin, të shmangini nga detyra, nuk mbanin dot horrorrin e krimit, qoftë edhe pa dashje. Po ky ku pyet. Për atë vrasja është vlerë, shitja e grave dhe vajzave shqiptare është vlerë", tha Berisha.
Në këtë seancë plenare mungoi kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Izrael, e po ashtu një pjesë e ministrave që e shoqërojnë. Në këtë seancë të fundit për vitin 2015 ra në sy edhe mungesa e shumë deputetëve të tjerë si nga radhët e mazhorancës ashtu edhe të opozitës.
Topalli në Parlament; Ja cilat janë “arritjet” e kryeministrit Rama
Në seancën parlamentare të ditës së sotme, ish kryetarja e Kuvendit dhe ish nënkryetarja e Partisë Demokratike ka renditurdisa nga dështimet, që sipas saj, ka patur kryeministri i vendit në këto dy vite e disa muaj qeverisje.
“Doni të dini se cilat janë “Arritjet” e Kryeministrit?! Ja cilat janë;Triumfi i korrupsionit, zbrazja e vendit, burgu (38 mijë shqiptarë të burgosur) , ekspozitat turistike kudo në botë, mafja e banditizmit, moshapja e negociatave, borxhi mbi 73%, taksat më të larta për shoqërinë më të hapur, fëmijët jetojnë në nvarfëri, zgjedhje të vjedhura etj”.
Në fjalën e saj, Jozefina Topalli ka cituar edhe një raport të publikuar në Neë Yourk Times ndërkohë që ka thënë se sot proteston në Parlament për hajdutëritë që kabineti qeveritar, sipas saj, ka bërë në qeverisje.
“Sot në ditën e fundit të Parlamentit, protestoj kundër 28 tenderave që në 24 muaj ka marë ministri në emër të tij, kundër konçesionit të hekurudhave, kundër konçensionit të dializës. Akuzoj Ramën për represionin që ushtron ndaj qyetarëve dhe sot shqiptarët janë në mjerim. Qeveria është aleanca e qelbërsirave, ndërkohë që shqiptarët protestojnë për mjerim. Vendi po zbrazet dhe ky është rrezik dhe alarm” tha ajo.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)