Berisha sëmurë, Topalli-Bashës:
Ti nuk mund të na udhëheqësh

Berisha sëmurë, Topalli-Bashës:<br />Ti nuk mund të na udhëheqësh
Merr një tjetër rrjedhë rivaliteti mes Jozefina Topallit dhe Lulzim Bashës. Tre vjet pas largimit të Sali Berishës dhe zyrtarizimit të Lulzim Bashës si pasardhës, ish-kryeparlamentarja po përpiqet të imponojë një platformë të saj, për drejtimin e PD. Edhe pse prova e Bashës, për një drejtim afatgjatë të partisë, do të jenë zgjedhjet e 2017, zonja Topalli këmbëngul në një model tjetër të drejtimit të opozitës. Pas kritikave të vazhdueshme, për mënyrën se si Lulzim Basha, po e drejton opozitën, Topalli propozon një formë më radikale, por sipas saj, shpresëdhënëse, të drejtimit të partisë. Ndërkaq, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për herë të parë, Jozefina Topalli, ka vënë në dyshim kapacitetin e Lulzim Bashës, për të drejtuar opozitën.

Në të njëjtën kohë, Topalli identifikohet edhe si një alternativë. “Ju nuk mund të udhëhiqni dot protestat popullore. Nuk mund ta udhëhiqni opozitën. Çfarë mund të bësh ti, po të mos jetë Berisha?”, mësohet se ka thënë dje Jozefina Topalli.

Berisha sëmurë
Debati mbi kapacitetin e Lulzim Bashës për drejtimin e opozitës nuk është hapur rastësisht. Sipas burimeve, Jozefina Topalli ka vënë në pikëpyetje autoritetin e Lulzim Bashës si lider në kushtet kur, shëndeti i Sali Berishës, ditët e fundit, ka qenë i përkeqësuar. Ka qenë vetë zonja Topalli, e cila ka informuar anëtarët e grupit parlamentar të PD, për shëndetin e Berishës. Zonja Topalli ka theksuar se në kushtet e pamundësisë së Berishës, Basha duhet të udhëhiqte fushatën denoncuese ndaj Shullazit. Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës, i cili e ka informuar Topallin se, denoncimi i kërcënimeve të Shullazit nga Berisha, ka qenë i planifikuar.

Debati për Shullazin
Jozefina Topalli ka aluduar dje se Lulzim Basha ka frikë nga Shullazi. Topalli ka vënë në pah se Basha nuk e ka denoncuar asnjëherë Shullazin i pari, por vetëm pas Berishës. “Duan t’ju informoj se je e pasaktë! E kemi denoncuar gjithmonë”, ka thënë Basha. Ndërkaq, Topalli ka vijuar duke i kërkuar Bashës që të ngihet në lartësinë e detyrës që ka. “Po, por gjithmonë, pasi e ka denoncuar Berisha. Presupozohet që ti do të jesh kryeministër i ardhshëm dhe duhet t’i dalës për zot qëndrimeve që i takojnë një kryetari partie”, ka thekuar Topalli.

Çështja CEZ
Çështja CEZ ka përplasur dje Lulzim Bashën dhe Jozefina Topallin. Zonja Topalli ka kritikuar Bashën për mungesë koherence dhe serioziteti. “Çfarë ju ka penguar ta kërkoni këtë hetim nëntë muaj më parë? Pse u deshën nëntë muaj që të arrijmë në këtë përfundim se u dashka hetimin për CEZ… Çfarë fshihet pas kësaj heshtje nëntë mujore?”, ka theksuar Topalli. Ndërkaq, Basha i është përgjigjur se, gjatë kësaj kohë, opozita ka mbledhur fakte rreth çështjes së CEZ. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot