Deputeti Sali Berisha i është qepur NATO-s këmba këmbës. Në emër të të ashtëquajturit qytetar dixhital, deputeti anti NATO ka shprehur “shqetësimin” sot për avionin jeshil që fluturonte mbi Patok.

Por burime nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme kanë nxjerrë sërish bllof Berishën duke konfirmuar se bëhet fjalë për një fluturim ajror të avionit të NATOS, të lejuar dhe të monitoruar nga QKR e Forces Ajrore dhe Albkontrolli.ANTA dhe Kulla Rinasit konfirmojnë ,që në orën 11.55 një Avion ushtarak Amerikan, i tipit CN35 ka kaluar nga lugina patokut dhe në orën 11.55  është ulur në Rinas. Sipas të njëjtave burime të konfirmuara, avioni jeshil i NATO-s, është larguar nga Rinasi në orën 13.11 duke flutuar për në Greqi.

Për dijeni të zotit Berisha dhe informative të tij dixhitale, avioni me ngjyrë jeshile jo vetëm ka qenë i monitoruar dhe kontrolluar, por njëherësh i përket Aleancës së Atlantikut të Veriut, ku Shqipëria bën pjesë si anëtare me të drejta të plota prej 8 vjetësh. /Lexo.al

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com