(EMRAT) Berishën po e braktisin deputetët, 'i firojnë' 15! Mungoi sërish Tabaku! Bardhi akuza mazhorancës: Po tenton të bllokojë Reformën Zgjedhore

Ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim të katërt me deputetët e Rithemelimit dhe grupin e Gazment Bardhit.

Ndryshe nga mbledhja e kaluar numri i deputetëve pjesëmarrës ka vijuar të tkurret. Këtë herë të pranishëm në mbledhjen që u mbajt në kryesinë e Kuvendit kanë qenë 28 deputetë,15 deputetë më pak se herën e parë si dhe është vënë re dhe mungesa e deputetes Jorida Tabaku që deri më tani rezulton mbështetëse e Gazment Bardhit por nuk i është bashkuar mbledhjeve të përbashkëta të tij me Sali Berishën.

Kjo është hera e dytë që takimi zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit, dhe e katërta në tërësi, pasi dy të tjerat u zhvilluan njëra në një hotel privat dhe tjetra në Kukës para mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme të 24 shtatorit 2023. 

Dilema se kë do të njohë Kuvendi, si përfaqësuesit legjitim të Partisë Demokratike, vijon të shqetësojë grupin e deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës.

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët, të dy folën për përpjekjen e maxhorancës për të përcaktuar përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, me qëllim mbajtjen peng të tij.

I pyetur për propozimet e Lulzim Bashës për reformën zgjedhore, një pjesë prej të cilave tashmë kryedemokrati I ka shpalosur në publik, Bardhi ka këtë përgjigje

"E ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në Parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara" tha Bardhi.

Të bashkuar në qëndrimet në parlament, por në rast se Kuvendi nuk do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, Bardhi e Berisha kanë skenarë të ndryshëm.

Kush mungoi në mbledhje me Berishën
1. Jorida Tabaku
2. Lefter Gështenja
3. Helidon Bushati
4. Xhelal Mziu
5. Ferdinand Xhaferaj
6. Ilda Dhori
7. Petrit Doda
8. Agron Duka (PAA)
9. Dashamir Shehi (LZHK)
10. Greta Bardeli
11. Ludovik Hasanaj
12. Tomorr Alizoti
13. Oerd Bylykbashi
14. Tritan Shehu
15. Emiljana Koliqi 

 

Kush ishte në mbledhje
1. Sali Berisha
4. Albana Vokshi
5. Edi Paloka
6. Ina Zhupa
7. Zheni Gjergji
8. Ervin Salianji
9. Dhurata Çupi
10. Agron Gjekmarkaj
11. Isuf Cela
13. Edmond Spaho
14. Bujar Leskajn
15. Fatmir Mediu
16. Kasem Mahmutaj
17. Kastriot Piroli
18. Eda Hoti
19. Sorina Koti
20. Qani Xhafa
21. Lindita Metaliaj
22. Bledion Nallbati
23. Saimir Korreshi
24. Dashnor Sula
25. Greda Bardeli
26. Luan Baçi
27. Vangjel Dule
28. Ramadan Likaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:18
Ironizon Bardhi: Jeta u rrezikohet prokurorëve, por Bashës i është vënë punonjës garde për ta ruajtur

 

Gazment Bardhi ka ironizuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, mazhoranca e ka njohur Bashën si kryetar dhe kjo tregohet nga fakti që ruhet nga punonjësit e gardës. Bardhi tha ndërsa jeta u rrezikohet prokurorëve dhe s’kanë punonjës garde për t’i ruajtur, i është vënë Bashës punonjës garde për ta ruajtur.

“Prokurorëve u rrezikohet jeta dhe s’ka punonjës garde për të ruajtur ndërsa Bashës i është vënë punonjës garde. Ne e kuptojmë kush është interesi i mazhorancës dhe kë do do të ketë para Taulant Balla e Erion Veliaj. Çështja e grupit të PD janë çështje të deputetëve të PD. Që në momentin që një deputet i PS jep opinion se ca ndodh me grupin e PD, që këtu e kuptoni se në ca situata absurde ka hyrë PS dhe një pjesë e vogël e deputetëve”, tha Bardhi.

Ora 15:14
'Paguhet për të bërë opozitë' Bardhi ftesë Bashës: Të vijë e të bëjë betejën bashkë me ne në Kuvend

 

Gazment Bardhi i ka bërë ftesë Lulzim Bashës që të bashkëpunojnë për propozimet e kryera nga vetë kreu i PD-së si dhe për Reformën Zgjedhore.

‘Nuk kam çfarë të shoh, janë çështje që trajtohen nga PD prej vitesh, Vettingu politik propozohet prej vitesh dhe s’ka lidhje me Reformën Zgjedhore.

Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejë bashkë me neve. I qëndroj çdo firme që hedh. Vettingu politik është draf në Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në Parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara. Gjithashtu dy apo 3 çështje të tjera të propozuara nga ai s’kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.

Paguhet për të ardhur dhe për të bërë opozitë në Parlament, ta nisë që të enjten duke përkuar Komision Parlamentar për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi. Të vijë të bashkohet në këto iniciativa. E ka për detyrë.’- tha Bardhi.

Ora 15:11
Bardhi: PS do të mbajë të bllokuar komisionin për Reformën Zgjedhore! S’e futi në rendin e ditës

 

Gazment Bardhi, pas takimit të deputetëve të opozitës, hodhi akuza në drejtim të mazhorancës se po mban të bllokuar Komisionin për Reformën Zgjedhore.  Bardhi po ashtu tha se do të çojnë në kushtetuese ligjin për projektin e Portit të Durrësi

‘Për të dalë tek çështje konkrete, kam informuar grupin parlamentar dhe gjithë kolegët për dy komisione hetimore, për abuzimet në sistemin TIMS- dhe kontratat koncesionare në fushën e Shëndetësisë. Së dyti jemi të ndërgjegjshëm se nuk është në interesin e Ramës që të hetohen personat që kanë vjedhur të dhënat në sistemin TIMS. Kryetari i grupit të PS-së u zotua publikisht se në rendin e ditës do të futet çështja e Reformës Zgjedhore, por nuk është futur.

Mazhoranca do të mbajë të bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore. Të ndalosh opozitën që të mos caktojë përfaqësuesit e saj për Komisionin e Reformës zgjedhore kërkon ta hedhësh në erë. A të dhëna shqetësuese se grupe kriminale janë të përfshira në projektin e Portit të Durrësit. Po mendojmë ta çojmë ligjin korruptiv në kushtetuese. Duan të pastrojnë paratë e krimit.’- tha Bardhi.

Ora 14:56
Berisha: Kemi ekspertët më të mirë për Reformën Zgjedhore, por Ramës s’i pëlqen

 

Ka përfunduar mbledhja mes deputetëve të Sali Berishës dhe deputetëve të Gazment Bardhit. Berisha u shpreh se ata kanë ekspertët më të mirë për Reformën Zgjedhore.

‘Ne kemi një draft për Reformën Zgjedhore. Kemi propozime të shumta. Kemi raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili pikë të parë ka ndëshkimin e dhunimit masiv të zgjedhjeve. Kemi specialistët më të mirë në këtë fushë, por kjo nuk i pëlqen Edi Ramës. Nga Edi Rama nuk njeh ligj nuk njeh kod moral, nuk njeh kushtetutë dhe nuk njeh asnjë normë. Interesi i Ramës është pushteti absolut.  Mos të bojkotohet parlamenti të vijojë betejën e gjithë anshme.’- tha Berisha.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 04/10/2023 14:05

    PLEHERAT E VENDIT PERRETH BANDITIT berisha

    Përgjigju
  • alfred: 03/10/2023 20:58

    Kjo Greta Bardeli ta marrim vesh mirë ,ka qënë apo nuk ka qënë në mbledhje se e kemi merak të madh , mbasi është në të dya listat.

    Përgjigju
  • Linda: 03/10/2023 18:18

    Grabitqarit Berisha i bashkohet ne ide laraska pa bisht Gazmend Bardhi!

    Përgjigju
  • Ben: 03/10/2023 17:37

    Bjeri Sale,bjeri,bashke me Gamendën,se i bini bukur.Keto jane ca karagjoze,qesharake,qe e dine edhe vete qe jane kot,dhe perseri bejne si qen,kur nderkohe nuk ja fishkelle asnjeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë