Berisha: Shaqiri heshti, Rama
pa Topin nuk do bënte 21 janarin

TIRANE- Dy javë nga shkarkimi i kreut të SHISH, Bahri Shaqiri dhe emërimin në vend të tij të Visho Ajazi Likës, kryeministri Berisha pranon se motivi ka lidhje me ngjarjen e 21 janarit.

Jo vetëm kaq, në një konferencë për shtyp të dalë një orë pas mesditës së sotme, nga zyra kryeministria zoti Berisha akuzoi ish presidentin Bamir Topi se ishte mbështetja kryesore e Ramës për të organizuar atë që ai e quajti "akt kriminal" dhe përpjekje për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga vota. “Organizatorët do hetohen”- tha Berisha i cili nuk iu shmang përgjigjes së pyetjes: Pse s’u konsultua me SHBA-në për emërimin e SHISH.

Për çështjen e imunitetit deklaroi se ishte i vendosur për të zhvilluar referendumin pasi ia lejon Kushtetuta dhe shtoi se deputetët e mazhorancës do ta dorëzojnë kërkesën brenda 2 javëve të para të shtatorit.

BERISHA: RAMA PA TOPIN NUK DO BENTE 21 JANARIN
Ora 14: 44 “Çfarë vendosi në heshtjen totale të paimagjinueshme do të sqarohet. Do të ishte motiv i dytë absolut për shkarkimin e tij. Me bindje them se Edi Rama nuk do të guxonte të ndërmerrte atë që ndërmori pa mbështetjen direkte të Topit dhe ai ishte burimi i atij akti kriminal që ndërmorën ndaj vendit të tyre...
Problemin e kreut të SHISH nuk e zgjidhja dot. Topi ishte tërësisht prapa veprimit të Ramës. Rama nuk do të kishte kurrë kurajo nëse nuk do të kishte garanci të plota nga Topi, i cili dëshmoi se çfarë ishte dhe çfarë fatkeqësie për vendin ishte që shndërroi presidencën në një partiçkë të vogël. Ai do të hetohet në mënyrën më absolute. Ata që organizuan përpjekjen për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga vota do të hetohen. Kush i solli para selisë time? Kanë protestuar qindra herë dhe askush nuk i ka prekur. Atë ditë u vranë 4 vetë. Do hetohen”- tha Berisha 

BERISHA: SHAQIRI U SHKARKUA SE HESHTI PER 21JANARIN
Ora 14: 30 Zëvendësimin i kreut të SHISH Berisha e justifikoi me 2 arsye: E para se krerët e institucioneve duhet të kenë mandat të kufizuar; E dyta: Nuk raportoi për SHISH.
"Ju garantoj se në bindjet e mia më të thella në këtë vend nuk mund të ketë mandat më shumë se 2 herë nga 4 apo 1 herë me 7. Çdo zyrtar i ekzekutiv duhet të jetë me mandat të përcaktuar ..
..21 janari ishte një nga ngjarjet më tragjike, një nga skenarët më ogurzi që filloi me fjalime puçiste. Për të gjitha këto, burime të sigurta nga jashtë informuan se data 21 janar do të ishte një përpjekje shumë e rëndë për dhunë e përdorim force. Institucioni i SHISH ishte i vetmi institucion që nuk dha asnjë informacion. SHISH heshti për 21 janarin. Ky do të ishte një motiv i plotë për ta shkarkuar në mënyrën më të vendosur. E bëri me qëllim apo pa qëllim është cështje hetimi. Unë kam bërë deklaratën time."- tha Berisha

BERISHA: SHAQIRI FAJTOR DHE PER GERDECIN
Ora 14: 20 Berisha bëri me faj Shaqirin dhe për tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i (15 mars 2008) i punishtes së demontimit të armëve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

“Aty shkarkova kreun e SHIU-t (Sherbimin Informativ Ushtarak) por dhe ai kishte përgjegjësi se kompania nuk ishte ushtarake por civile."- tha Berisha.

BERISHA: NUK KAM NGRITUR  GRUP PER NEGOCIATA GREQINE
Ora 14: 30 I pyetur për negociatat me Greqinë dhe a ka pasur presion nga Greqia për marrjen e detit në këmbim të statusit, Berisha tha se është e sajuar nga mediat dhe mohoi të jetë krijuar një grup pune.

“Ka një muaj rresht që media merret me një cështje tërësisht të sajuar. E kam kuptuar si nevojë për të mbijetuar në gusht. Nuk është krijuar asnjë grup pune, asnjë marrëveshje. Po, qeveria do të hapë negociata. Jemi të hapur në respekt të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Me vendin mik Greqinë, Maqedoninë do të diskutojmë çdo problem të mbetur. Do ulemi dhe me Maqedoninë për të diskutuar marrëveshjen për ujrat që u firmos në vitet 60.

BERISHA I SHMANGET PYEJES PSE SU KONSULTUA ME SHBA PER EMERIMIN E SHISH
Ora 14 17 Pyetjes: Përse e patët të arsyeshme të mos konsultoheshit për emërinin e SHISH? Kryeministri iu shmang duke u përgjigjur thjesht se marrëdhëniet me SHBA do të jenë mirë “Bashkëpunimi me SHBA është i shkëlqyer. Duhet të keni të qartë se rolin kryesor e ka SHBA. Jam i bindur se në vitet që vijnë ky bashkëpunim do të njohin nivele të tjera shumë më të mira.”

BERISHA: REFERENDUMIN DO E BEJ MA LEJON KUSHTETUTA
Ora 14: 07 I Pyetur a ka besim se do të bëhet referendumi? Berisha tha “Është një lloj si të besosh Kurani apo Biblën e zotit Ruçi. Të lexojë nenin 155 të Kushtetutës.Në të gjithë hiearkinë ai është kryeneni, që 50 mijë qytetarë 1/5 e deputetëve apo KM ka të drejtë t'i drejtohet sovranit për referendum.”- tha Berisha

Ai paralajmëroi se "Deputetët e mazhorancës do të dërgojnë kërkesën për referendum brenda dy javëve të para të muajit shtator. Neni 155 autorizon Këshillinin e Ministrave si institucion për të kërkuar të drejtën e mbajtjes së referendumit". Berisha shtoi se do të bëhet gjithçka që referendumi të bëhet brenda këtij viti dhe se pyetjet dhe formulari do të përcaktohen nga institucionet përkatëse. 

Berisha bëri një historik mbi procesin e heqjes së imunitetit duke nënvizuar se që prej 2003 mazhoranca është ajo që ka ndërmarrë nismat për të hequr imunitetit, ndërkohë që është PS ajo që pengon. “Zoti Rama me kompromis e konsensus nënkupton diktat, dhe ne e pranuam për interesin e madh shoqëror dhe kombëtar që paraqet heqja e imuniteti”- deklaroi Berisha duke u ndalur në amendimet e fundit për ligjin për heqjen e imunitetit, të cilat u propozuan nga PS dhe u miratuan nga PD para seancës së 6 gushtit.
(Lajmi u publikua ne 13: 55 dhe u perditesua ne 14: 44)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë