Berisha: Sheshi, një zhvillim jeshil
Blushi: Dyqani i Saliut nuk taksohet

Berisha: Sheshi, një zhvillim jeshil<br />Blushi: Dyqani i Saliut nuk taksohet
Gjatë diskutimit sot në kuvend për projekt buxhetin, kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Ben Blushi kanë shkëmbyer akuza dhe batuta ironike në Kuvend.

Replikat dhe batutat prekën projektin e sheshit Skëndërbej, ku kryeministri tha se qeveria ia riktheu atë qytetarëve.

“Qytetarëve të Tiranës u kushtoi 5 mijë dollarë një pemë me qeverisjen tuaj vendore. Mblidhnit taksën e gjelbërimit, por nuk thoni dot pyllëzuam Tiranën, këtë se thoni dot. Shko shikoje sheshin, mori drejtimin e zhvillimit jeshil. Juve më sulmuat mua kur citova Harri Poter, por tani z Blushi ç’do thoni që ju mbiu Kurbani tek dera”, tha Berisha.

E menjëhershme replika e Blushit: “Po flet për taksat, por si ka mundësi, vetëm dyqani i Saliut nuk taksohet. Sheshi është bërë mirë, arrij 5 min para në shtëpi, por nuk hyj dot tek Skënderbeu. Ku e keni Skënderbeun, e keni ngecur në një fushë sikur po ha bar. Madje dyshoj nëse Berisha hyn aty pa hequr dhe vetë këpucët”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS