Sali Berisha thekson se nuk ka pasur asnjë akuzë në drejtim të tij për shpërdorim të fondeve publike, duke i cilësuar akuzat e DASH për korrupsion dhe përdorim të pushtetit në interes të familjarëve dhe aleatëve të tij, si të montuara politikisht në Tiranë. Berisha mohoi edhe  akuzat për vjedhjen në rrugën Durrës-Kukës,  teksa e  “drejtoi gishtin” nga Lulzim Basha duke thënë se akuzat ishin për ministrin e kohës  dhe jo për të.

"Akuzat për rrugën Durrës-Kukës kanë qenë për ministrin, ka qenë politike, s'ka pas asgjë për Berishën”, tha ai në Opinion.

Kujtojmë këtu se në atë kohë ministër i Transportit, ishte pikërisht Lulzim Basha, dhe afera për te cilën është akuzuar direkt nga KLSH e asaj kohe shkonte ne 230 milionë euro te zhdukura për rrugën e Kombit.