Nga Lezha, ku ndodhej sot paradite për inaugurimin e shkollës 9-vjeçare, "Beslidhja" Kryeministri Berisha deklaroi se maxhoranca ka pasur gjithnjë përparësi arsimin. Vetëm në këtë rreth sipas tij sot nxënësit ulen në rreth 12 shkolla të rindërtuara apo të ndërtuara nga e para. "Në të gjitha shkollat e Shqipërisë është shtrirë internetin dhe po pajisen ato me laboratorët më modernë." - tha Berisha. Nga ana tjetër kreu i PS-se duke përcjellë urimin përmes Twiterit shprehu shqetësimin se analfabetizmi në shoqërinë shqiptare është në rritje dhe premtoi rivendosjen e konkurencës në prodhimin e teksteve shkollore që do të jenë të standarteve europiane. Për një mbarëvajtje sa më të mirë të vitit shkollor sidomos të ditës së sotme, kur trafiku mbingarkohet, policia ishte e angazhuar për të ndihmuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave si dhe mori masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtësve.
BERISHA NE LEZHE: SHKOLLAT DO PAJISEN ME LABORATORE MODERNE
Kryeministri Berisha udhëtoi sot drejt Lezhës për t'i uruar nxënësve të shkollës 9 vjeçare, “Beslidhja e Lezhës", suksese për këtë vit shkollor. Shkolla u inaugurua sot dhe Kryeministri Berisha, vizitoi klasat e saj, veçanërisht klasën e parë.
“Sot në mbarë vendin, në 71 për qind të gjithë shkollave të vendit, nxënësit ulen në shkolla të ndërtuara të reja apo të rindërtuara. Në të gjitha shkollat e Shqipërisë është shtrirë internetin dhe po pajiset ato me laboratorët më modernë. Sipas Kryeministri Berisha, “kjo mazhorancë, në gjithë këto vite ka dëshmuar përpara mbarë shqiptarëve përkushtimin e madh, se për të, arsimi është përparësia më serioze e saj.
“Dëshmi e këtij përkushtimi është edhe fakti që sot, në ditën e parë të shkollës, në qytetin dhe rrethin tuaj inaugurohen rreth 12 shkolla të rindërtuara apo të ndërtuara nga e para, me një investim që shkon mbi 500 milionë lekë. Sot, ne ende nuk jemi një vend i zhvilluar, por sot ne kemi arritur vendet më të zhvilluara në disa nga treguesit e rëndësishëm të sistemit arsimor. Sot, në bankat e shkollës së mesme ulen mbi 91 për qind e të gjithë nxënësve që mbarojnë shkollën 9-vjecare. Në 1 tetor, në auditorët e universiteteve të vendit do të ulen rreth 71 për qind e maturantëve tanë, tregues këta ndër më të lartit për vendet e zhvilluara. Sot, po rriten me shpejtësi vitet e arsimimit të shqiptarëve, po rritet me shpejtësi ndjekja e arsimit parashkollor nga vogëlushët tanë, njëlloj si në vendet më të zhvilluara. Në të gjitha shkollat e vendit ekzistojnë kabinetet e informatikës, ekziston internet”, tha Kryeministri Berisha.
Sipas Kryeministrit, “një ndryshim rrënjësor nis në qëndrimin ndaj gjuhës sonë, gjuhës së nënës sonë, gjuhës më të bukur që mund të flasë njeriu. Në tërë sistemin tonë para universitar vendosen në epiqendër gjuha e matematika dhe krahas tyre, gjuhët e huaja. Në fund të maturës, çdo nxënës i yni do të jetë një poliglot i vërtetë. Ky është detyrimi ynë ndaj fëmijëve tanë”
RAMA: ANAFALBETIZMI NE RRITJE DO RIVENDOSIM KONKURENCEN
Kryesocialisti Edi Rama ka përfituar nga fillimi i vitit të ri shkollor për të uruar të gjithë nxënësit, studentët, mesuesit e pedagogët, të cilët i siguroi se programi i PS do ta ndryshojë rrënjësisht arsimin shqiptar. Nga profili i tij në Twitter, Rama premtoi se jo vetëm do rrisë rrogat e mesuesve po do t'u rikthejë atyre dinjitetin dhe autoritetin, që sipas tij është "nëpërkëmbur keq në këto vite çorodie në arsim". Rama deklaroi se PS do të vendosë rregulla të forta për arsimin privat me qëllim që prindërit të mos çojnë dëm paratë e tyre dhe se njëkohësisht do të fuqizojë ndjeshëm arsimin publik. "Jo vetëm do të ndërtojmë shkolla të reja - tha ai - por nuk do të lejojmë që fëmijët të mbeten pa shkollë për mungesë librash e mundesishë në familjet e varfra". Kryesocialisti deklaroi se analfabetizmi në shoqërinë shqiptare është në rritje dhe premtoi rivendosjen e konkurencës në prodhimin e teksteve shkollore që do të jenë të standarteve europiane. Sipas Ramës, arsimi është për socialistët politika më e mirë ekonomike dhe përmes arsimit PS do të forcojë bazat e rilindjes së ekonomisë familjare e kombëtare. "Mesuesi, mjeku, polici do të jenë tre shërbëtorë të denjë të shoqerisë sonë - përfundoi Rama.
BASHA TE "JERONIN DERADA"
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vizitoi shkollën, “Jeronin Derada”, në Tiranë.
MASAT
Vëmendja në këtë drejtim është përqendruar ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave. Urdhri është lëshuar nga mbledhja e zhvilluar shtunën në Drejtorinë e policisë së Tiranës ku ishte i ftuar dhe prefekti Keltis Kruja. Policia e Tiranës angazhoi pranë objekteve shkollore punonjës policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në shkolla dhe pranë tyre.
(sg/shqiptajra.com)