TIRANË - “Akt i rëndë terrorist kundër kryetarit të Komunës Qendër Vlorë, Fredi Berberi”, e cilësohen ish-kryeministri Sali Berisha, shpërthimin e ndodhur sot në mes të qytetit të Vlorës. Sipas Berishës, “terror, tritol, bomba, burgje, bastisje, është qëndrimi i Edi Ramës ndaj opozitës”.
“Sot në rrugën kryesore të Vlorës u krye një akt terrorist me tritol i stampës politike kundër kryetarit të komunës Qendër Vlorë, Fredi Berberi. Ata që nuk e mundën dot me vota kryetarin e nderuar Fredi Berberi aplikuan politikën e granatave, tritolit, burgosjeve, bastisjeve të kryetarit të tyre neobllokmenit Edi Rama kundër opozitës”, thotë Berisha.
Sipas tij, “në një hark kohor 3 javor drejtues dhe eksponentë të Partisë Demokratike kanë qenë subjekt i granatave tek dera e shtëpisë, arrestimeve politike brutale dhe terrorit mbi familjet e tyre, thyerjeve dhe bastisjeve të selive të tyre, tritolit në pronat e tyre, tritolit për të ekzekutuar kryetarin e komunës ditën për drekë në bulevardin kryesor të qytetit”.
“Dhe kjo sipas Ramës, njeriut që mbjell urrejtje dhe armiqësi çdo minutë ndaj opozitës, është vetëm fillimi”, shkruan ish-kryeministri Berisha.
“Duke denoncuar me ashpërsinë më të madhe aktin terrorist politik ndaj zotit Fredi Berberi dhe uruar atij nga zemra shërim të shpejtë, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe terrorin, dhunën, burgosjet, bastisjet i them Edvin Kristaq Rames hiq dore nga politika e urrejtjes dhe hakmarrjes prej neobllokmeni, hiq dorë nga terrori, tritoli, granatat, burgosjet, bastisjet e opozitës përndryshe pasojat do të jenë për ju tejet të rënda. Opozita nuk mposhtet kurrë!”, përfundon ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com