“Opozita s’ka kërkuar e s’kërkon asnjë lëshim në interes të saj, por në interes të drejtësisë së pavarur. Ftoj të arsyetoni propozimin e fundit të PD që garanton shkallën e trupit që do të bëjë vetingun e personelit të punonjësve të sistemit të drejtësisë” tha ai.
Berisha ka thënë gjithashtu se, mazhoranca kërkon që të përjashtojë opozitën nga procesi, por nuk do t’ia dalë dot për të pasur nën kontroll drejtësinë.
“Ju doni të përjashtoni opozitën, pasi doni me çdo kusht që ta keni drejtësinë në duart tuaja, por kurrë nuk keni për ta pasur. Ju ftoj të procedojmë në këtë reformë drejtësie, jo me idenë për ta përjashtuar opozitën, por për të bashkëpunuar me opozitën dhe për të arritur konsensus. Opozita ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, ka bërë gardiane e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe parimeve të drejtësisë së pavarur” tha Berisha.
Duke u ndalur tek emra konkretë, të cilët pretendojnë, sipas Berishës që të përfshihen në sistemin e Drejtësisë, ai ka përmendur ata që nuk do të lejohen që të futen në drejtësi, pas miratimit të reformës.Sipas Berishës, ata ajnë: Ardian Dvorani, Sokol Berberi, Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi.
“Propozimi i fundit i PD garanton pavarësinë e atij trupi që do bëjë vetingun e punonjësve të sistemit të Drejtësisë. Natyrisht ua them këtu nuk do mund të kandidojë asnjëri prej atyre që u gjet në konflikt interesi në këto organe. Nuk do mund të kandidojë Dvorani, i cili shkeli ligjin dhe kushtetutën, mori 2 vite me radhë rrogën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë duke mbajtur të zaptuar vendin. Ai duhet të zhdëmtojë qindarkë për qindarkë dëmin që i shkaktoi shqiptarëve ky uzurpator i vendit. Nuk mund të kandidojë aty kunati i bashkëkreut të Partisë Komuniste të Drejtësisë, Fatmir Xhafës. Nuk do të mund të jetë asnjë, as edhe Ibrahimi, kunati i ministres, që i merrte të freskëta instruksionet. Po ashtu edhe Sadushi që urdhëron lirimin e kriminelëve në gjykata. Përgatituni, ua them që tani, këta përjashtohen për një periudhë të paktën 8 vjeçare nga çdo emërim në instancat e larta të drejtësisë” tha Berisha.
Ora 13:00 Grabitja në Rinas, Erion Braçe: Kompania ka përgjegjësi
Deputeti socialist Erion Braçe teksa ka folur në kuvend, ka thënë se përgjegjësi për grabitjen në aeroportin e Rinasit ka kompania koncensioanre.
Ai ka shtuar se, kontrata e koncensionarit e cakton fare mirë përgjegjësinë dhe se Basha e Berisha përgjegjës për kontratën e koncensionarit.
“Së pari, e gjithë marrëdhënia që buron nga aeroporti i Rinasit në raport me institucionet shqiptare rregullohet me këtë kontratë që ka forcën e ligjit. Është votuar në Parlamentin e Shqipërisë, është kontratë mes Shqipërisë dhe koncensionarit. Tenderi për të arritur në këtë kontratë është bërë në 2003, ndërkohë që kontrata mban datën 2004, punimet kanë nisur në 2005, punimet kanë përfunduar në mars të 2007. Marrëdhënia kontraktuale mes koncensinarot dhe kompanisë së sigurisë është lidhur që në vitin 2005. Është rinovuar disa herë, ka mbaruar në 2011 dhe ësHtë rinovuar dhe një vit më përpara. Nëse doni këtë që sapo foli, Berisha, apo atë që keni në parti, kanë qenë prezent, në dijeni të procedurave të kompanisë dhe i kanë miratuar këto kontrata në 2007. Qytetarët për sigurinë ia paguajnë koncensionarit 4 eruo për çdo kalim, e dini kush e garanton këtë gjë? Paragrafi i dytë që i jep të drejtë koncensionarit që të zgjedhë kompaninë në fushën e sigurisë për ta kryer këtë shërbim” tha Braçe.
Ora 12:30 Berisha: Grabitja në Rinas, akt i mirëfilltë terrorist, u morën 20 mln euro
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha teksa ka folur në Parlament ka thënë se grabitja e rreth 1 milion eurove në Rinas është një akt i pastër terrorist.
Ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë, pasi, sipas tij, banda që grabiti paratë ëhstë e lidhur me qeveritarët, ndërkohë që shprehu shqëtësimin se krimi po mbizotëron në vend.
“Mazhoranca është e dominuar në çdo qelizë nga krimi. Grabitja është akt i mirëfilltë terrorizmi, është një grabitje e stilit terrorist. Për 12 minuta, banda e armatosur me armë grabiti paratë. Kreu i qeverisë është kreu i Meduzës. Kriminelët ndjehen sot zotur të vendit. Avokati i Ramës, zot në proktetoratin e krimit” tha Berisha.
Ai theksoi se në grabitjen në Rinas u vodhët minimalisht 20 milion euro, ose 85 kilogram euro.
“U nisën nga bankat 115 kilogram euro, pra 30 milion euro të bankës. Nën 20 milion, avionët nuk transportojnë. Janë rrëmbyer 85 kilogram euro, të paktën 20 milion euro. Kjo është vepër e një bande zyrtare qeveritare’ tha Berisha.