Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar në faqen e tij në Facebook pas dy ngjarjeve të djeshme në burgun e Vaqarrit dhe atë të Shënkollit, por edhe për ngjarjet në spitale, burgje e aeroporte.
"Shqipëria ngjan me një shpartallinë të vërtetë, ku terroriste të euros futen ditën për diell në territorin, si rregull me të mbrojtur më të sigurt të vendit, dhe për llogari të Edvinit plaçkisin 21 milionë euro, ku zjarrevënës dhe vrasës djegin të gjallë njerëz në spitale dhe burgje sikur të ishin miza apo qëllojnë me snajper në dhomat e ajrimit të burgjeve.
Kjo veten e vetëm sepse vendin e sundon jo ligji por krimi dhe vetëm krimi i lidhur me njëmijë e një fije me kreun e meduzës Edvin Kristaq Rama"shkruan Berisha.
Nga ngjarjet e ditëve të fundit, 4 persona humbën jetën nga zjarri që përfshiu Spitalin Amerikan, ndërsa dje në burgun e Shënkollit një i dënuar humbi jetën.
Përsa i përket atentatit në burgun e Vaqarrit, sot u arrestuan autorët, ndërsa ngjarja lidhet me një hakmarrje Gazmir Dacit për shkak se i kishte vrarë njërin vëlla, ndërsa njërin ia kishte plagosur, autorit qw tentoi ta vriste, Ergys Kolaveri.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com