TIRANË- Ish- kryeministri Sali Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i OSBE. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e quan Ramën "Lukashenko i Tiranës", i cili nuk reagon për atë që quan vjedhje të zgjedhjeve në Bjellorusi, pasi të njëjtën gjë ka bërë vetë në Shqipëri.

“Pse hesht Lukashenko i Tiranes ne krye te OSBE! Miq, ne nje akt te paprecedente kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogen nuk ben dot nje deklarate per grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusise. Shkaku i heshtjes se Lukashenkos se Ballkanit per krimin e shemtuar elektoral te Lukashenkos se Bjellorusise qendron: 1-Ne grabitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2017 nepermjet droges, pushtetit te tij te krimit, bandave kriminale tashme te dokumentuara dhe publikuara ne gazeten gjermane Bild.

2-Lukashenko i Tiranes eshte i vetmi ne historine e Europes pas renies se Murit te Berlinit qe ne vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar keshtu kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi ne procesin e reformes zgjedhore deshtoi tua besonte administrimin e zgjedhjeve administrates se hiperpolitizuar te narkoshtetit te tij per te grabitur disa mandate ne zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar te shkelmoje marreveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe te ndryshoje kushtetuten per te mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gje te cilen Lukashenko i Bjellorusise nuk e beri.

Per te gjitha keto Lukashenko i Tiranes nuk mund te shqiperonte nje fjale te vetme kritike per Lukashenkon e Bjellorusise. Me kete rast ju bej thirrje vendeve anetare te OSBE te konsiderojne nderprerjen e menjehershme te mandatit te Lukashenos se Tiranes pasi ai me qendrimet e tij frymezon Lukashenkot e tjere ne hapsiren e Organizates se Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe dhe ka zhytur kete organizate tejet te rendesishme ne krize te thelle”, shkruan Berisha.

E megjithatë, kjo është një akuzë e cila nuk qëndron. OSBE ka reaguar një ditë më parë lidhur me zhvillimet e fundit në Bjellorusi. Në reagimin zyrtar, thuhet se "Kryesia shqiptare kërkon respektim të plotë të angazhimeve të OSBE-së, përfshirë të drejtën për tubime paqësore, dhe bëri thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje në këtë kohë kritike".

"Kryesia  Shqiptare  e  OSBE ka shprehur shqetësim për zhvillimet në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në datën 9 gusht, të cilat Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut nuk ishte në gjendje t’i vëzhgonte. Kryesia  është në dijeni të raporteve për protesta dhe përdorim të forcës kundër protestuesve, si dhe ndalimet e pengimet e punës së gazetarëve dhe mediave. Kryesia shqiptare kërkon respektim të plotë të angazhimeve të OSBE-së, përfshirë të drejtën për tubime paqësore, dhe bëri thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje në këtë kohë kritike. Kryesia do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në vend", shkruhet në reagimin zyrtar.

Çfarë ndodhi në Bjellorusi që ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare? Zgjedhjet në Bjellorusi u mbajtën pas arrestimit të më shumë se 1,000 mbështetësve opozitarë, ndalimit të disa personave që të kandidojnë në këto zgjedhje si dhe pretendimeve për një komplot rus, i cili u tha se po tenton të nxitë paqëndrueshmëri në këtë shtet. Lukashenko është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994.