TIRANË - Kryeministri në ikje, Sali Berisha ka komentuar sot në faqen e tij në Facebook mbi Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Pasi ka përshkruar vetitë natyrale të të rinjve, ai ka thënë edhe që "pavarësisht nga vështirësitë, ne shqiptaret jemi komb i lumtur, sepse ne jemi kombi më i ri në Europë".
KOMENTI I PLOTË I BERISHËS
Homazhe për rininë dhe veprën e saj!
"Të dashur miq, sot është Dita Ndërkombëtare e Rinise. Kjo ditë është një homazh për të rejat dhe të rinjtë. Ata, me guximin, intelektin, idetë, talentin, ëndrrat dhe pasionin e tyre kanë ndërtuar lirinë dhe dinjitetin njerëzor, si dhe Shqipërinë dhe botën. Pavarësisht nga vështirësitë, ne shqiptaret jemi komb i lumtur, sepse ne jemi kombi më i ri në Europë. Rinia bëri të lirë kombin, i ktheu shqiptarëve të shtypur dhe të pushtuar dinjitetin e munguar. Ajo ishte dhe kurdoherë është në krye të përpjekjeve tona për ndërtimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Zoti i bekoftë të rejat dhe të rinjtë shqiptarë!! Sb".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com