Berisha: Shtëpia e Visho
Ajazit të ruhet nga Garda

TIRANE - Një nga vendimet që është firmosur dje nga kryeministri në ikje, Sali Berisha, është ai që sanksionon ruajtjen e shtëpisë së kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi, nga Garda e Republikës. Nuk dihet se përse është marrë ky vendim dhe pse pikërisht në këtë moment.

Vendimi është një shtesë në ligjin për banesat e personaliteteve që ruhen nga Garda e Republikës, duke shtuar në këtë mënyrë në trajektoren e ruajtjes së personaliteteve dhe e shtëpisë së tyre dhe atë të kreut të SHISH. Visho Ajazi, emërimi i të cilit u kundërshtua ashpër nga opozita, mori detyrën menjëherë pasi Bujar Nishani u zgjodh president.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë