TIRANE- Këshilli i Ministrave ka diskutuar sot vendimin për dhënien e shtetësisë shtetasve shqiptarë në mbarë zonën Shengen. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha tha se do t’i jepet shtetësia të gjithë këtyre shtetasve shqiptarë, që për shkak të emigrimit gjatë periudhës së regjimit komunist kanë emigruar jashtë vendit.
Kryeministri Berisha theksoi se nga ky proces përjashtohen shqiptarët e Kosovës, për të cilën deklaroi se janë banorë të një shteti të pavarur e në proces të shëndetshëm me Bashkimin Europian.
“Do japim shtetësinë të gjithë shqiptarëve në zonën Shengen. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush, si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, për paqen dhe stabilitetin kudo ku ato janë. Kanë qindra shqiptarë, që për shkak të kundërshtive me regjimin komunist emigruan në vendet e lira, por askush prej tyre nuk zotëron shtetësinë. Të drejtën për aplikim do ta kenë të gjithë shqiptarët, përveçse qytetarët e Kosovës. E di që nga ky lajm do të lëndohen qytetarët e Kosovës, por i inkurajoj që të plotësojnë sa më shpejt kriteret dhe standardet për liberalizimin e vizave me BE”, tha Berisha.
Duke e cilësuar këtë vendim si të drejtë por të vonuar, kryeministri theksoi se aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare do të nisë nga data 1 gusht.
“Është një qëndrim i drejtë tepër i vonuar pasi këtë vendim e kam dekretuar në 17 korrik të 92. Ministria e jashtme, ministria e brendshme duhet të marrin të gjitha masat të instalojnë në datën 1 gusht në të gjitha pikat e parashikuara shërbimin për aplikimin e qytetarëve me shtetësi për të marrë shtetësinë shqiptare. Dhënien e shtetësisë për ata që investojnë 200 mijë dollarë në Shqipëri bëhet i paqenë pasi ky projekt vendim shtrihet në hapësirën e Shengenit dhe i intereson të gjithë shqiptarët. Shqipëria duhet të miratojë një ligj tjetër për rezidentët sespe e ka jashtë standarteve. Shqipëria duhet të miratojë ligjin në të cilin paraqitja dhe qëndrimi duhet të ketë hapësirat më të mria të mundsHme” tha kryeministri.
BERISHA: EMIGRANTEVE NUK DUHET T'U MOHOHET E DREJTA E VOTES
Gjithashtu kryeministri Berisha i është referuar sërish çështjes së votës së emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen, si të drejtë që nuk duhet t’u mohohet.
“Ai që ka frikë nga vota e qytetarit të origjinës shqiptare, ai është albanofob, shqiptar i denatyruar. Forcat politike të ulen, nuk mund të ecet me hipokrizia, emigracioni duhet të votojë, voton në të gjithë botën. Berluskoni humbi zgjedhjet për shkak të votave të italianëve në Argjentinë”, tha ai.
BERISHA: DO RRITIM 11.3% PAGEN MINIMALE TË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS
Një tjetër vendim i rëndësishëm i miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë është rritja e pagës minimale të punonjësve të administratës me 11.3 %. Ndërsa javën e ardhshme, kryeministri ka theksuar se do të miratohet vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Vendimi i dytë është përcaktimi i pagës minimale, duke përfshirë edhe heqjen e tatimi për të ardhurat nën 30 mijë lek, paga minimale e punonjësve të administratës rritet me 11.3 %. Kjo rritje përbën interes, pasi përmirëson raportet e pagave brenda piramidës së administratës. Ky është vendimi i para sa i takon premtimit para zgjedhjeve, ndërsa javën që vjen miratohet vendimit për rritjen e pagave dhe pensioneve. Ky është premtim që do të mbahet siç është dhënë, fjala e dhënë, fjala e mbajtur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com