Berisha: Shteti drejt falimentimit
doganat 2.2 mld më pak se plani i ri

Berisha: Shteti drejt falimentimit<br />doganat 2.2 mld më pak se plani i ri
Shteti drejt falimentit të pashmangshëm pasi doganat realizojnë vetëm 75 % të planit të ri”.

Kështu u shpreh në një postim në rrjetin social “Facebook” ish-kreyministri Sali Berisha i cili tha se gjatë muajit shtator janë mbledhur 2.2 miliardë më pak se plani i ri dhe 5.2 miliardë më pak se plani i vjetër.

Doganat realizojnë vetëm 75% të planit të ri. Të dashur miq, skenari Papandreu në zhvillim të shpejtë në Shqipëri. Doganat dhe shteti drejt falimentimit te pashmangshem. Muajin që kaloi realizojnë vetëm 75% të planit të ri. Kështu në muajin shtator u mblodhën 2.2mld me pak se plani i ri dhe 5,2 mld me pak se plani i vjeter” shkruan Berisha.

Ish-kreu i selisë blu përfundoi fjalën duke nënvizuar se kontrabanda e klaneve qeveritare po falimenton ekonominë shqiptare.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të