TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha analizon si rrallehere situaten e rendit ne vend, gje qe nuk e ka bere ne kohen kur ishte kryeminister e kur vrasjet, maskat, tritoli, trafiqet dominonin çdo ditë ndago në vend. 

Ai akuzon se "vrasjet, cdo dite maskat, cdo nate tritoli, trafiqet kane dominuar si kurre ndonjehere me pare javet e para te ketij viti". Sipas Berishës krimi tani eshte ne shtetin policor te Edi Rames. "Qeveritaret per te zhdukur gjurme te hershme te lidhjeve te tyre me krimin i ekzekutojne me prite shteterore ato. Policet, te shnderruar ne gjobvenes, nuk merren me me krimin dhe kriminelet, trafikantet apo maskat. Ne teresi per te gjitha keto akte nuk ka autor. Policia merret vetem me gjobvenie dhe mbledhjen e gjobave te vena ne kundershtim me ligjin per te plackitur pa maska qytetaret. Situata po degradon me shpejtesi çdo dite", thekson Berisha.

Berisha akuzon Ramën se "eshte i njohur boterisht per lidhjet e tij te gjithanshme me: "banden e rruges se Kavajes", "banden e Lushnjes", "Hakmarrjen per Drejtesi" dhe disa te tjera me te cilat kur drejtonte Bashkine lante para, rrembente prona por edhe kuti votimi".

KOMENTI I PLOTË I BERISHËS NË FACEBOOK:

Keta jane shoket e krimit. Ekzekutojne me prite lidhjet qe i rrezikojne.......!

Te dashur miq, vrasjet, cdo dite maskat, cdo nate tritoli, trafiqet kane dominuar si kurre ndonjehere me pare javet e para te ketij viti. Krimi ne shtetin policor te Edi Rames eshte ne revansh te papermbajtur. Qeveritaret per te zhdukur gjurme te hershme te lidhjeve te tyre me krimin i ekzekutojne me prite shteterore ato. Policet, te shnderruar ne gjobvenes, nuk merren me me krimin dhe kriminelet, trafikantet apo maskat. Ne teresi per te gjitha keto akte nuk ka autor. Policia merret vetem me gjobvenie dhe mbledhjen e gjobave te vena ne kundershtim me ligjin per te plackitur pa maska qytetaret. Situata po degradon me shpejtesi çdo dite.

Qeveritaret aktuale jane shoket, nunet e krimineleve te ish bandave me te rrezikshme dhe banditeve aktuale kryesore ndaj dhe krimi nuk pyet me per Policine por eshte ngjitur ne zyrat e shtetit duke filluar nga zyra e kryekreut. Rama eshte i njohur boterisht per lidhjet e tij te gjithanshme me: "banden e rruges se Kavajes", "banden e Lushnjes", "Hakmarrjen per Drejtesi" dhe disa te tjera me te cilat kur drejtonte Bashkine lante para, rrembente prona por edhe kuti votimi. Po shkojme drejt pasigurise se plote dhe kaosit! sb

sali berisha

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com
)