TIRANE -  Kryeministri Berisha i kërkon Kuvendit te Shqipërisë të mblidhet në seance të jashtëzakonshme për miratimin e tri ligjeve më 30 maj 2013 duke shtyrë seancën e pritshme nga e hëna në të enjten dhe duke përfshirë në votim edhe amnistrinë fiskale. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një shkrese zyrtare të lëshuar dje prej tij, e të publikuar sot nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave.
 
Burimet zyrtare nga Kryeministria njoftuan se "Kryeministri Berisha ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese duke i kërkuar, me anë të një shkrese, Kuvendit të Shqipërisë  të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 30 maj 2013, për të votuar  tri ligjet e kërkuara nga BE-ja për dhënien e statusit të vendit kandidat si dhe ligjit te amnistisë fiskale.

Me këtë kërkesë, Kryeministri Berisha kërkon t'i japë opozitës edhe një mundësi tjetër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, që t'i bashkohet vullnetit të palëkundur të mazhorancës qeverisëse për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e rrugës së integrimit europian të vendit. Bashkëlidhur shkresa e dërguar ditën e djeshme", - thuhet në njoftim.

shkresa berisha


shkresa 2 berisha
shkresa 3 berisha
(Shkresa e firmosur dje nga Kryeministri Berisha)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)