TIRANE- Mosha e mesme dhe lart kujton periudhën e para viteve '90 kur në kohën e diktaturës Enver Hoxha për tre ditë, në çdo përvjetor e shpallte Vlorën kryeqytet të Shqipërisë. Ndërsa për 50 vjetorin e Pavarësisë e la një javë Vlorën kryeqytet. Dhe në këto përvjetorë gjithnjë qeveria, Byroja Politike, Komiteti Qëndror i PPSH e gjithë administrata e lartë në mënyrë simbolike zhvendosej në Vlorë. Aty bëheshin mbledhjet e qeverisë, aty bëhej mbledhja e Byrosë Politike, aty kishte zyrën dhe Enver Hoxha. Megjithatë Vlora gjithnjë e ka merituar të jetë kryeqytet i Shqipërisë në këto ditë, pasi ka qënë, është dhe do të jetë kryeqyteti i pavarësisë, nga ku ka marrë jetë shteti shqiptar. Dhe pikërisht me këtë fakt e ka shpjeguar zhvendosjen e qeverisë në Vlorë dhe zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, më 1 dhjetor teksa nënvizoi se festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë nuk kanë mbaruar.
"Kujtesa jonë kombëtare na sjell në këtë fillim dhjetori një tjetër ngjarje po aq të rëndësishme sa ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e shtetit shqiptar si i pavarur. 4 dhjetori i 1912-ës është një tjetër ditë e shënuar në historinë e Shqipërisë: është dita e themelimit të qeverisë së parë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut.
Në 4 dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës zgjodhi qeverinë e parë me kryeministër Ismail Qemalin, i cili në atë kohë kishte edhe funksionin e Ministrit të Jashtëm", deklaroi Bregu përballë gazetarëve, të shtunën e 1 dhjetorit, duke e përligjur këtë ditë të rëndësishme e cila do të përkujtohet me një mbledhje qeverie të radhës, ku kryeministri Berisha do të japë dhe mesazhet e radhës, por dhe ku pritet të miratohet ndonjë projektligj a projektvendim për të përligjur plotësisht këtë mbledhje qeverie. Bregu nuk ka munguar të shpjegojë dhe përbërjen e kësaj qeverie, e cila sipas saj përbëhej nga personalitetet më të rëndësishme të asaj kohe dhe që i dhanë emër vendit por dhe dikastereve dhe ministrive të para që drejtuan në atë periudhë tepër të vështirë për fatet e kombit shqiptar, të sapo dalë nga pushtimi 500 vjeçar turk. "Kjo qeveri e re kishte në përbërje të saj 10 ministra, politikanë, aktivistë, njerëz të shquar të lëvizjes politike e patriotike, publicistikës e jetës fetare në Shqipëri", ka deklaruar Bregu. E cila ka renditur përpara gazetarëve të gjithë kabinetin qeveritar duke filluar që nga Ismail Qemali, kryeministër dhe Ministër i Jashtëm dhe vazhduar me zv.kryeministrin Dom Nikoll Kaçorri, një personalitet i spikatur i kishës katolike, sekretar i Argjipeshkëvisë së Durrësit, Ministri i Brendshëm Myfit Libohova, politikan i shquar shqiptar, Ministri i Arsimit Luigj Gurakuqi, një nga figurat kryesore të lëvizjes atdhetare e demokratike, Ministri i Drejtësisë Petro Poga, botues i gazetës "Drita" të Stambollit, Ministri i Bujqësisë Pandeli Çele, Ministri i Financave Abdi Toptani, Ministri i Luftës Mehmet Pash Dërralla, një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, Ministri i Punëve Botore Mit'hat Frashëri një tjetër figurë e spikatur në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX e deri tek Ministri i Postëtelegrafës Lef Nosi, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë. Sipas zëdhënëses së qeverisë Bregu, pikërisht për të nderuar këto personalitete, do të bëhet dhe mbledhja e radhës më 4 dhjetor në qytetin e Vlorës. Një simbolikë me sa duket për ta përqasur qeverinë Berisha që është në kushte të vështira për shkak të krizës ekonomike dhe pse dhe politike, me atë kohë kur ishte vërtetë vështirë të qeverisje.
/Shqiptarja.com