Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të gazetarëve, referuar përshëndetjes së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS, ku iu tha atyre
‘mirëmëngjes kazan’. Berisha propozoi që të futet në rend dite një rezolutë, që sipas tij, do të quhet ‘Rezoluta e llum kazanit’, që do të dalë në mbrojtje të medieve.
Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar, ish-kryeministri deklaroi se situata e medieve në vend është katastrofave, duke shtuar se Rama po poshtëron gazetarët si askush tjetër në faqen e dheut.
“Çdo gjë tjetër është, por jo Parlament. Jam këtu për të denoncuar qëndrimin banditesk, të turpshëm të kryeministrit, i cili si askush tjetër në faqen e dheut kalon para një grup njerëzish dhe u thotë ‘mirëmëngjes kazan’. Kjo fyerje kolektive, ky poshtërim, ndaj një grupi vajzash dhe djemsh, që bëjnë informimin e publikut, përbën një ndër aktet më të pashembullta të paranojës, të skizës, të kulturës staliniste.
Të vërsulesh ndaj medieve të vendit me fjalën përmbledhëse ‘kazan’ do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë se çdo përmbajtje e kazanit, do të thotë se kafshërisht nuk kënaqesh me etiketimin me një nga përmbajtjet, po do të vërsulesh mbi ta cdo përmbajtje të kazanit. Kërkoj një rezolutë, që do të titullohet ‘rezoluta e llum kazanit’, që do të dënojë njeriun që mban postin e kreut të ekzekutivit dhe përdor fuqinë e postit për ofendim kolektiv, që mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike.
Akt të shëmtuar kemi, kur një gazetare denoncoi vëllain e Ramës, Olsin, si eksponent të një bande, llum kazani i dërgon mesenxherin për ta kërcënuar. Kur ajo merr guximin dhe hedh poshtë kërcënimet e një mafiozi ky i ndërpret rrogën. Situata e medieve është katastrofale, ndaj kërkoj të vihet në rend dite rezoluta e llum kazanit", tha Berisha.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
41.8%
-
Njësoj
24%
-
Më keq
34.2%
Vota total: 768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?
1 Gusht, 09:35
-
Belgjikë /Kapen me ‘shtëpi bari’, 9 shqiptarë në pranga
1 Gusht, 09:27
-
Fshehu 52 mln lekë të ardhura dhe s’pagoi sigurimet e lojtarëve, presidenti Refik Halili dhe 'KF Tirana' përfundojnë në gjyq
1 Gusht, 09:23
-
Fatos Çoçoli: Si Porto Romano do na japë 660 milionë euro në vit
1 Gusht, 09:13
-
Opozita sërish sot protestë para Bashkisë së Tiranës, bllokim qarkullimi
1 Gusht, 08:58
-
VIDEO/ Ja si do duken banesat ku do strehohen banorët që preken nga projekti i transformimit të lumit Lana
1 Gusht, 08:57
-
Mbërrijnë në Ukrainë avionët e parë F-16
1 Gusht, 08:42
-
Shpërthim i fuqishëm në një kantier ndërtimi në Tiranë
1 Gusht, 08:40
-
Burri që mendonte se ‘Dua Lipa po i kërkonte para’, gjendet i vdekur në Itali
1 Gusht, 08:34
-
Homazhe për liderin e Hamasit që u vra nga sulmi me raketë, Khamenei do udhëheqë lutjet! Irani mbyll hapësirën ajrore
1 Gusht, 08:31
-
Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar
1 Gusht, 08:10
-
Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?
1 Gusht, 07:58