TIRANE- Akuzat e ish-kryeministrit Berisha për përfshirjen të një prej punonjëseve të ambasadës amerikane në arestimin e general Syrja Gjoka kanë detyruar SHBA-në të përgënjeshtrojë. Madje, me anë të një shkrese zyrtare ambasada ka kërkuar nga deputeti demokrat të reflektoj dhe të jetë më i kujdesshëm në akuzat që bën. Në retorikën e ashpër të përdorur përgjatë gjithë seancës plenare, Berisha nuk ka kursyer akuzat edhe për motrën e ministres Mimi Kodheli, punonjëse e ambasadës së SHBA.
Sipas tij, Kodheli ka shfrytëzuar motrën e cila punon në OPDAT, për t’i bërë presion dy prokurorëve për arrestimin e gjeneralit Syrja Gjoka.
Ambasada e SHBA reagoi menjëherë pas përmendjes së emrit të Alba Ibrahimit, e punësuar në misionin amerikan në Shqipëri, që asiston në fushën e zbatimit të ligjit OPDAT. Duke kërkuar reflektimin e Berishës për sjelljen e tij, SHBA kërkoi më shumë kujdes në artikulimin e të tilla akuzave, duke garantuar në integritetin e punonjësve të vet.
Por ish-kryeministri Berisha nuk është tërhequr nga akuzat e tij edhe pas paralajmërit të marrë nga SHBA. Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur i vendosur për akuzat e artikuluara duke u shprehur i gatshëm për ti vërtetuar. “Nuk kam asnjë dijeni se misioni i OPDAT ka tagër të ndërhyjë në çështje penale të veçanta. Shpreh konsideratën më të lartë për ambasadën e SHBA në Tiranë por mbetem i vendosur t'i paraqes qeverisë së SHBA-së çdo provë lidhur me problemin në fjalë”, deklaroi Berisha. Gjenerali Syrja Gjoka, u arrestua për shpërdorim detyre, me pretendimin se i kishte shkaktuar një dëm prej 6 milionë lekësh shtetit, ndërkohë që më pas u lirua nga Gjykata e Apelit të Vlorës.
Dosjet e fshehta
Duke ndjekur të njëjtën linjë opozitarizmi, deputetët demokrat nuk kanë respektuar pikat e seancës plenare. Por janë fokusuar te incidenti i ndodhur në kuvend mes deputetëve Prenga dhe Strazimiri. Ish-kryeministri Berisha, ka detyruar disa herë kryetarin e Kuvendit Meta, që të ndërpresë seancën për të mos lejuar nxehjen e gjakrave. Ndërkohë që deputeti Erion Braçe, ka kërkuar ndjekje penale për të gjithë krimet e kryera nga Berisha. Braçe ka deklaruar se ka dosje të fshehta për ish-kryeministrin, të cilat do donte t’i paraqiste në një seancë me dyer të mbyllura. Sipas tij, arkivat janë gati për t’u hapur me dosje të cilat do ta çonin pas hekurave për gjithë krimet e bëra nga Berisha.
Emërimet e Administratë
Një tjetër pikë e nxehtë në diskutimet e djeshme në kuvend ishte edhe ajo e denoncimeve të PD për emërimet në administratë. PD edhe dje ka kërkuar sqarime nga qeveria për shkarkimet masive nga administrata dhe emërimet e personave të inkriminuar.
Deputetja Topalli kërkoi shpjegim edhe për personat e pushuar nga puna të cilët dje janë futur në ditën e 9-të të grevës së tyre. Lidhur me këta grevistë, deputeti Talulant Balla ka paraqitur edhe njëherë dosjet e paralajmërive për pushim nga puna dhe abuzimet e gjithësecilit në kohën kur të djathtët ishin në pushtet. Balla ka bërë publike dje edhe një kërkesë që Presidenti Nishani, në atë kohë sekretar i PD-së, bënte për institucionet për punësimin e kryetares së Shoqatës së të larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com