"Berisha skenar për të rrëzuar
shtetin me spiunin e Gazidedes"

shtetin me spiunin e Gazidedes"">
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, thotë se Sali Berisha ka hedhur në sulm spiunin e Bashkim Gazidedes, Visho Ajazi Likën, presidentin Bujar Nishani dhe kryeprokurorin Llalla, për të rrëzuar shtetin. Haxhia e lexon debatin për përgjimet si një skenar të Sali Berishës për të provokuar turbullira. “Koalicioni mafioz, marshalli i zi, kapteri Nishani, veshi i partisë Ajazi dhe prokurori i korrupsionit Dhalla janë hedhur në sulmin final për të rrëzuar shtetin shqiptar, që po mundohet të ngrejë poturet që këta ja hoqën për 25 vjet me radhe, duke e përdhunuar, vjedhur, vrarë e masakruar. Besoj se gjithë shqiptarët e kanë kuptuar këtë lufte të pisët dhe mirë organizuar”, shkruan Haxhia. Ish-truproja i Sali Berishës ngre disa pyetje retorike.

“Si është e mundur që në një shtet, shefi i shërbimeve sekrete raporton tek ish- shefi i tij tashmë në opozitë, dhe nuk raporton tek kryeministri, që e ka për detyrë kushtetuese? Si raportoka në mënyrë gojore tek shteti i krijuar paralel dhe jo tek ai legjitim? Paguhet nga taksapaguesit e varfër shqiptarë dhe raporton tek gjakpirësit e këtyre taksapaguesve? Dhe si për ironi, ky spiun i Gazidedes na dekorohet nga kryeministri, të cilin nuk begenis ta njoftojë qoftë edhe në mënyrë gojore”, thotë Haxhia. Ish-truproja i Sali Berishës ka një mesazh edhe për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. “Nuk e njoh ministrin e sotëm të Brendshëm dhe nuk kam ndonjë simpati për shkak të forcës politike që përfaqëson, por duke parë që ky ministër është i sulmuar nga një koalicion i tërë i krimit, tregon qeë ai është në rrugë të drejtë dhe e mbështes dhe kërkoj nga gjithë shqiptarët e ndershëm ta mbështesin, pavarësisht bindjeve politike”, thotë Haxhia.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë