TIRANE - Dy orë pasi deklaroi sloganin e Partisë Demokratike në fushatën elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 Qershorit, Berisha sqaron në Facebook se si vendosi pikërisht për “Ne jemi ndryshimi - Përpara”.
Kryeministri shkruan në profilin e tij në rrjetin social se slogani është propozuar prej tij.
“Të dashur miq! Kam kënaqësi t’ju informoj se pasi kam marrë mendime të shumta dhe jam konsultuar me studime të opinioneve, unë i propozova sonte kryesisë së Partisë Demokratike për slogan të fushatës së ardhshme dhe të fitores së mrekullueshme të 23 qershorit”, -shkruan shefi i qeverisë në Facebook.
Kryeministri ka shkruar gjithashtu se plani elektoral i fitore së 23 qershorit, siç e cilëson ai, do të hartohet në Facebook bashkë me “fansat” e tij.
“Sëbashku do hartojmë në Facebook-un tonë programin elektoral të fitores së 23 qershorit, programin e Shqipërisë së zhvilluar evropiane. Gëzuar, miqësisht Sali Berisha”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com