BULQIZË - Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, mbylli sot fushatën elektorale në qytetin e Bulqizës. Bulqiza përfshihet në qarkun e Dibrës ku kandidojnë Sherefedin Shehu, Roland Keta, Ekrem Spahia dhe Bedri Hoxha. Në qytetin e Bulqizës do të votohet edhe për kryetarin e bashkisë, pas dorëheqjes që ka dhënë kryebashkiaku Roland Keta, që kandidon për deputet.
Kryeministri Berisha, që e konsideroi Bulqizën si bastion i demokratëve, ftoi socialistët e Bulqizës, Peshkopisë dhe gjithë Shqipërisë të votonin për PD-në, pasi ata nuk i lidhte asgjë me liderin e tyre, që fsheh pasurinë. Ai tha:
"Modeli ynë, që bashkohet në vlerat e familjes është përballë modelit të atij "tjetrit", që bazohet në martesa dhe divorce për qëllime elektorale; këto nuk janë vlerat tona. Modeli ynë, që bazohet në djersën e ballit, nuk ka frikë nga të ardhurat që krijon. Kam 20 vjet që jetoj në një apartament 125 m katrorë, po ashtu si ju, sipas pagës që kam, kurse "shoku i autobusit" ndërton vilën 57 metra të gjatë dhe pallatin pesëkatësh e nuk tregon me se po i ndërton. Ai ka frikë nga pasuria e tij, nga ligji dhe thotë pastaj "m’i humbi posta." Asgjë nuk ju lidh ju, socialistët e Bulqizës, të Peshkopisë, socialistë të Shqipërisë, me këtë model. Ndaj të ecim para me atë model që premton mirëqënien, integrimin."
Në mitingun e Bulqizës foli edhe një votuese që e kish për herë të parë, Klaudia Burnazi. “Duke parë gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në qytetin e Bulqizës, bëni edhe ju zgjedhjen e duhur, votoni nr.44”, - tha ajo.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com