Berisha: Soros fajtor për mosdënimin
e krimeve të komunizmit në Shqipëri

Berisha: Soros fajtor për mosdënimin<br />e krimeve të komunizmit në Shqipëri
Ish-kryeministri Sali Berisha fajëson filantropin George Soros për mosdënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri.

Gjatë një fjalimi në punimet e Samitit të Lirisë, që u organizua në Tiranë, Berisha tha se dy ishin faktorët që krimet e komunizmit në vendin tonë nuk u dënuan pas përmbysjes së komunizmit.

Së pari, të majtët europianë, së dyti Xhorxh Soros që financoi shoqërinë civile duke u bazuar në levat e sistemit komunist.

“Vitet ne vazhdim do me jepnin te drejte dhe e vërteta është se kurrë komunizmi nuk mori dënimin që meritonte. Ne Shqiperi në vitin 1993 miratuam një ligjin kundër genocidit komuniste dhe krimeve kundër njerëzimit, ishim të parët që e bëmë këtë. Pata presion shumë të madh nga e majta europiane. Por ligjin e beme sepse sipas Konventave Ndërkombëtare çdokush që ka bërë genocide dhe krime kundër njerëzimit duhet të dënohet dhe të mbajë përgjegjësi. 73 kriminel te nomenklatures komiuniste, nga ish president e poshte, u dënuan per keto vepra penale. Po keshtu morem ligjin çek të lustracionit dhe e votuam atë. Socialistët më pas erdhën në pushtet, i nxorrën këta njerëz nga burgjet. Nuk mund të amnistosh një njëri që ka kryer genocid dhe krime kundër njerëzimit, por kjo ndodhi në Shqipëri.

Faktori i parë dhe kryesor që komunizmi nuk u dënua është E majta europiane. Socialistët në Europë gjetën me qindra arsye per të bllokuar një proces që ishte vital per shoqërinë. Disa përpjekje rudimentare u bënë nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, per denimin e komunizmit por rezolutat nuk kishin fuqi detyruese. Keshtu qe e vërteta është se asnjëherë komunizmi nuk u dënua.

Faktori i dytë madhor, dhe e di që shumë prej jush do surprizoheni është faktori Xhorxh Soros. Po. Po ju them se Xhorxh Soros u bë një faktor thelbësor në ndihmën që u dha mbetjeve të komunizmit në vendet ish komuniste. Pse e them këtë? Fatmirësisht, Fatmiri (Mediu) e di dhe e mban mënd se që nga viti 93 jam përplasur shumë herë me të, dhe përplasjet e mia me të s’kanë të bëjnë me fitoren e Trump. Jo. Soros që në dillim ndihmoi partine e opozitës. Ok, asnjë kundërshtim me këtë. Por ajo qe ishte tmerresisht e demshme Soros ndërtoi një shoqëri civile totalisht të varur nga ish partia komuniste, duke deformar kështu esencën, thelbin kryesor të shoqërisë civile. Nëse merrni listën e shoqërisë civile në këtë vend, ju siguroj se 99% e tyre janë leva të ish partise komuniste. Pra, në këtë drejtim ai dëmtoi shumë. Së dyti, ai është miliarder, ka shumë që janë të tillë, por ai është njëriu më i korruptues i politikaneve në botë. Pse? Nuk është e vështirë të blesh politikanë në vendet ish komuniste, si psh kryeministri i Shqipërisë. Më lejoni të bëj një koment mbi këtë.

Kryeministri aktual i Shqipërisë është njëriu ku Soros ka investuar më shumë se ne cdo politikan tjeter ne vendet ish komuniste. Keshtu, vet ai eshte investim direkt i tij. Ish gruaja e tij ka qënë presidente e fondacionit Soros në Shqipëri, gruaja aktuale ka qënë presidente e fondacionit Soros në Shqipëri. Po çfarë gjetën më vonë? Gjetën se Soros çonte letra dhe mesazhe Departamentit të Shtetit duke u thënë të njëjtat gjëra që lideri i opozitës thoshte kundra meje. Të jem i sinqertë nuk jam shqetësuar ndonjëherë per të spese kam patur mundësinë ti përgjigjem. Por tani jam thellësisht i bindur se SHBA duhet që me ligi të bllokojnë korruptimin politik të Soros, kudo. Eshtë një rrjet, netëork i paimagjinueshëm”,
tha ai.

Berisha e përjashoi veten nga të qënit një komunist i devotshëm gjatë sistemit komunist, kur tha se gjithmonë kishte qenë i frymëzuar nga Andrej Saharov, një dissident i Bashkimit Sovjetik, i persekutuar për aktivizmin e tij për të drejtat e njeriut dhe fitues i çmimit Nobel për paqen.

“Ne ato vite zhvillimesh te bujshme ne vendet ishkomuniste une kam qënë i frymëzuar nga Andrej Saharov. Ai vinte nga fizika dhe jo nga politika. Së dyti nuk më kanë pëlqyer kurrë njerëzit që largoheshin nga vendi tyre dhe Saharovi qëndroi në vendin e tij. Edhe une isha një njëri që nuk e kisha menduar kurre qoftë dhe per një sekondë të lija vendin. Ndaj Saharovi ishte dhe frymëzuesi im.

Në takimin që pata me Ramiz Alinë së bashku me intelektualët, i kërkova që të shfuqizonte nga kushtetuta nenin e hegjemonise se Partise se Punes. Andrej Saharov i kishte të njëjtën gjë Mihail Gorbaçovit. Në një situatë të tillë studentët nisën lëvizjen. Revolucioni në Shqipëri filloi nga të rinjtë
”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot