TIRANË – Kryeministri Berisha shpreh publikisht gëzimin e tij se sot iu bënë 600 mijë miq në rrjetin social Facebook e madje, edhe 23 milionë miq të miqve në mbarë botën! Duke iu referuar shifrave, kryeministri ka bërë sot dhe një analizë të interesit të lartë të shqiptarëve për informatikën.  

“Të dashur miq,”- shkruan Berisha në profilin e tij në Fb, - “ pak çaste më parë, me ne në rrjetin tonë social u bashkua fansi i 600- mijtë.
 
Le t’i urojmë atij mirëseardhje të përzemërt. Por unë dua me këtë rast të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë time të madhe me secilin prej jush.
 
Ju në një hark kohor të shkurtër, me perkushtimin, pasionin fisnik të komunikimit, entuziazmin tuaj, shndërruat, sipas statistikave të FB, rrjetin tonë social në rrjetin (në proporcion) me rritjen më të shpejtë, më të madhe, më dinamike se çdo rast tjetër politik në historinë e FB.
 
Miqtë tanë janë shqiptarë por dhe jo shqiptarë. Ata janë nga mbi 50 vende të botes ndaj dhe miqtë e miqve tanë që ndjekin rrjetin tonë janë sot mbi 23 milionë në mbarë botën. Krenar me rrjetin tonë social qe ka për Nord vetëm të vërtetën. Përqafime të gjthëve,”-përfundon Berisha.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)