TIRANË - Kryeministri në ikje, Sali Berisha ka reaguar pak minuta pas daljes publike të kreut të LSI, Ilir Meta. Berisha ka ironizuar se Shqipëria ka dy qeveri, duke i shtuar qeverisë Rama edhe qeverinë Meta. "Mblidhet në selinë e LSI qeveria Meta! Të dashur miq, sot në selinë e LSI-së, sipas shembullit të Piktorit të disa ditëve më parë u mblodh nën drejtimin e kryetarit të Parlamentit qeveria Meta. Ky është ndryshim! Përpara me dy qeveri! sb", shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)