Berisha gati 3 orë 'luftë' në PD për selinë, 'pushton' vetëm katin e parë! Basha i paprekur në zyrën e tij! Policia shpërndan sulmuesit! Ish-Kryeministri tërhiqet: Rikthehemi më fuqishëm

Sali Berisha dështon në rrethimin e parë të Partisë Demokratike. Varetë, shkallët, levat, çekiçët, trapanët dhe mjetet e tjera të 'arsenalit të pushtimit' e ndihmuan Ish-Kryeministrin të merrte vetëm katin e parë të godinës, ndërkohë që Lulzim Basha qëndronte i paprekur në 'fronin' kaq të lakmuar të 'Kështjellës' blu në katin e dytë.

Dhuna nisi më herët seç ishte parashikuar. Viktima e parë e militantëve të Berishës ishte anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko, të cilin turma e inatosur e rrethoi dhe jo pak e shtynë, teksa njëri tentoi ta godiste me çadër.

Të 'armatosur' me mllef protestuesit nuk pritën orën 12:00, kur ishte parashikuar nisja e protestës, por nisën mësymjen një orë përpara, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Ata morën katin e parë të godinës, ndërkohë që kanë tentuar herë pas herë të shkonin edhe në katin e dytë. Lart edhe kreu i PD kishte marrë masat. Lulzim Basha i rrethuar nga drejtues të forcës së tij politike, e kishte rrethuar veten edhe më mbështetës, të aftë për ta mbrojtur edhe nga sulmi fizik.

Situata u tensionua edhe më shumë kur 3 persona u ngjitën në katin e dytë me shkallë, por hasën në kundërpërgjigjen e menjëhershme të njerëzve të Lulzim Bashës. Kjo krijoi një përplasje me grushte e shkelma. 2 prej sulmuesve ranë nga shkallët, njëri mbeti i lënduar në kokë. Fatmirësisht askush nuk pati dëmtime serioze për jetën.

I menjëhershëm ishte reagimi i ambasadës amerikane, e cila ia kujtoi qartë Sali Berishës se do të mbajë përgjegjësi për dhunën që nxit. 'Nxitimi' i mbështetësve të tij por edhe mesazhi i SHBA-ve e detyruan ish-Kryeministrin që ta linte më shpejt shtëpinë e tij private dhe të nisej drejt asaj që ai i thotë 'shtëpia e demokratëve'.

Berisha tha se dhunë nuk ka, dera u hap vetë dhe se ai s'ka ç'ti bëjë të gjithëve atyre që sipas tij ishin mbledhur me mijëra dhe do të çlironin shtëpinë e tyre.  Apelit të amerikanëve më pas iu shtua edhe ai i delegacionit të Bashkimit Evropian, OSBE-së, ambasadës britanike apo asaj italiane në vendin tonë. 

Teksa dhuna po intensifikohej dhe rreziku edhe për jetën po shtohej, Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë 2 orë pasi nisi sulmi i parë. Uniformat blu i janë përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka shpërndarë protestuesit. Fillimisht Berisha me një maskë antigaz u 'strehua' në zyrat e FRPD, pastaj ndoqi edhe ai militantët e tij të shpërndarë brigjeve të Lanës. Pas disa sorollatjeve dhe një tjetër tentative të dështuar për të shkuar sërish në PD, Berisha u dorëzua.  Ai njoftoi tërheqjen nga rrethimi i parë edhe pse tha se në të dytin do të kthehet edhe më i fuqishëm.

Sonte 'shtëpia e demokratëve' nuk është shtëpi as e demokratëve të Bashës e as e atyre të Berishës. Ajo tashmë është vendngjarje, një skenë krimi, objekt i policisë dhe prokurorisë për të mbledhur provat dhe për të hetuar përgjegjësit e krijimit të kësaj situatë të rëndë për demokracinë dhe imazhin e vendit.  

 

Video e plotë e protestës së Berishës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Berisha: Rruga që kemi për të bërë s'është e lehtë, kërkon sakrificë! Ju garantoj një rrugë të suksesshme e fitimtare

 

Në deklaratën e tj të fundit në protestën e dhunshme që thirri sot, Sali Berisha i kërkoi militantëve të tij sakrifica ' në rrugën që kemi për të bërë'. Ai tha se protestat nuk do të ndalen dhe se qëllimi është rikthimi i PD në pushtet me votën e lirë.

"Sot gjithçka doli e qartë si në dritën e diellit. Kjo betejë tregon për të gjithë se rruga që kemi për të bërë nuk është e lehë, ajo kalon përmes sakrificave, një vendosmërie, pro ju garantoj që është një rrugë e suksesshme dhe fitimtare. Sot ne dëshmuam se jemi opozita e vërtetë e këtij kombi. Ky është një revolucion i pandalshëm, ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit, synon rikthimin në pushtet nëpërmjet votës së lirë të PD. Në 3 muaj kohë, ne rikthyem votën e lirë në zemrat tona, në PD. Tani mendojnë se mund ta mbajë të mbyllur në bunker Edi Rama, Lulzim Bashën, kurrë! Le të shpërndahemi për t'u rikthyer në betejën tjetër edhe më të fuqishme se kjo", tha Berisha.

Ora 14:24
Berisha shpërndan protestuesit: Do të vazhdojmë deri sa ta çlirojmë shtëpinë tonë

 

Sali Berisha i ka dhënë fund protestës duke paralajmëruar tentativa edhe më të fuqishme në të ardhmen për të marrë godinën.

"Përpjekjet për të çliruar shtëpinë e lirisë do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit. Sot do të shpërndahemi, do të kujdesemi për të arrestuarit dhe të plagosurit. Do të njoftojmë shumë shpejt betejë tjetër, e cila nuk ndalet kurrë. Kjo betejë dëshmon edhe një herë se sa jetike është përpjekja jonë për ta bërë Shqipërinë me demokraci të vërtetë. Ta mbyllim sot këtu për ta vazhduar në forma edhe më të fuqishme se sot", tha Berisha.

Ora 14:22
I pranishëm në protestën e dhunshme të Berishës, shoqërohet Stresi: Nuk kam gjuajtur një gurë, s'keni të drejtë

Postimi i Stresit

Rreperi i njohur Stresi është shoqëruar nga policia, pasi ishte i pranishëm në protestën e dhunshme të Sali Berishës. Me një story në Instagram, Stresi thotë se ai nuk ka bërë asgjë dhe se shoqërimi i tij nuk është i drejtë.

"Nëse kam gjuajtur një gurë, keni të drejtë të veproni, por jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bërë gjë??", shkruan ai.

 

Ora 13:55
Protestuesit e Berishës përplasen sërish me policinë, hidhet gaz lotsjellës

 

Teksa ishin duke u zhvendosur sërish drejt Partisë Demokratike Protestuesit e Berishës janë përplasen sërish me policinë, e cila ka hedhur gaz lotsjellës.

Ora 13:44
Berisha: Kjo që ndodhi sot është vetëm faqja e parë e historisë! Nuk ndalemi

Sali Berisha ka premtuar që kjo që ndodhi sot është vetëm faqja e parë e historisë së protestës.

"Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat. Nuk kishte asnjë rrezik për deputetët.  Kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e protestës, e historisë. Ata që mendojnë se do të mbajnë pengje për të shtypur vullnetin e qytetarëve gabojnë rëndë.

Sot bota pa fytyrën e vërtetë të Lul pengut që sot u mbrojt me të gjithë egërsinë e narkobanditëve të Edi Ramës. Shoqëria shqiptare meriton votën e lirë dhe një qeveri të dalë nga vota e lirë. Shoqëria shqiptare do të cclirohet nga narko-shteti", tha Berisha.

Ora 13:41
Pas ndërhyrjes së Policisë, Berisha dhe militantët e tij largohen nga selia e PD, zhvendosen para kryeministrisë

1641645507_KR.jpg

Policia e Shtetit mundi të largojë militantët e Berishës nga selia e PD-së. Të udhëhequr nga Sali Berisha ata janë zhvendosur para kryeministrisë.

Ora 13:36
Godina e PD, skenë krimi! Policia largon mediat dhe i vendos shiritin e verdhë

 

Pas ka shpërndarë protestuesit dhe ka marrë në kontroll situatën, policia e ka rrethuar godinën e Partisë Demokratike me shirit të verdhë 'skenë krimi'.

 

Ora 13:27
Pas ikjes nga selia, protestuesit e Berishës në Lanë! Policia fillon t'i shpërndajë

 

 

Policia po shpërndan protestuesit e Berishës edhe nga Lana ku ishin vendosur pasi ikën nga gazi lotsjellës që u hodh në Selinë e PD.

Ora 13:23
Berisha del nga zyrat e FRPD, largohet nga selia blu, i bashkohet protestuesve jashtë

1641644110_BERISHA.jpg

Sali Berisha ka dalë nga zyrat e FRPD ku qëndroi ndërkohë që situata ishte e tensionuar. Ai është larguar nga ambiente e selisë së PD, ndërsa i është bashkuar protestuesve në Bulevardin Zhan D'Ark.

Ora 13:19
Policia merr kontrollin e selisë së PD, njerëzit e Bashës mbikëqyrin situatën nga tarraca

 

Selia e Partisë Demokratike është marrë nën kontroll nga Policia e Shtetit ndërohë që protestuesit janë shpërndarë, njerëzit e Lulzim Bashës janë pozicionuar mbi tarracën e selisë duke vëzhguar situatën.

Ora 13:18
Policia i shpërndau me gaz lotsjellës, militantët e Berishës shtrihen në Lanë

Pas ndëryrjes së Policisë në selinë e Partisë Demokratike duke shpërndarë protestuesit me gazlotsjellës, militantët e Berishës kanë gjetur ‘strehë’ në lumin e Lanës.

Ora 13:09
Policia futet në katin e parë të selisë së PD-së, shoqërohet një person! Ambulanca merr një të grua pasi ndjehet keq

Forcat e Policisë ndodhen tashëm në katin e parë të selisë së PD-së, për të shmangur dhunën në protestën e thirrur nga Sali Berisha, ndërsa është shoqëruar një person. Ndërkohë një grua, e pranishme në protestë është marrë nga ambulanca pasi është ndjerë keq.

Ora 12:37
FOTO/ I dështojnë levat dhe shkopinjtë, militantët e PD marrin varenë për të shpartalluar derën e blinduar në selinë e PD

 

Pasi e goditën për minuta të tërë me leva e shkopinj, militantët e Berishës kanë marrë vare për të shkallmuar derën e blinduar e për t'u futur në selinë e PD.

Ora 12:24
Po futej në katin e dytë të PD, lëndohet një militant: Më dhunuoi policia e Lulzim Bashës! Berisha thirrje kreut të PD: Hiq dorë nga dhuna

 

Një person ka mbetur i plagosur në Partinë Demokratike. Ai është goditur nga brenda godinës me sende të forta teksa po futej në katin e dytë. Ai ka qenë duke tentuar të futet në katin e dytë të godinës me disa të tjerë. 

Nga brenda godinës i kanë shtyrë dhe njëri prej tyre është lënduar. Ai është afruar pranë Berishës dhe i ka thënë që e ka rrahur policia e Lulzim Bashës. Ish-Kryeministri tha se i bën thirrje Bashës që të tërhiqet nga dhuna. 

Ora 12:24
Dhuna në protestë, PD: Berisha i njëjtë me Ramën e 21 janarit! I braktisur nga demokratët, mblodhi më pak se 800 mercenarë

Paria Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate në lidhje me dhunën në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Në reagim, Berisha krahasohet me 'Ramën e 21 janarit', ndërsa thuhet se ai po tento të marrë me dhunë selinë e PD me një grusht njerëzish.

Sipas PD, Berisha është braktisur nga demokratët dhe se mundi të mbledhë as 800 mercenarë.

"Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve! Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve. Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike", thuhet në reagim.

Ora 12:23
Hidhet gaz lotsjellës në katin e parë të selisë së PD

 

Gaz lotsjellës i është hedhur militantëve të Sali Berishës në katin e parë të selisë së PD-së. Gazi është hedhur nga disa vrima të hapura në dyert e blinduara, të cilat militantët e Berishës tentuan t'i hapin me dhunë.

Ora 12:19
Mbështetësit e Berishës shqyejnë derën nga futen deputetët demokrat

1641640843_1641640524dyert.jpg

Mbështetësit e Berishës që po protestojnë përpara selisë së PD-së kanë arritur të shqyejnë derën nga e cila futen deputetët, por janë përballur me një derë të blinduar të cilën po përpiqen ta hapin.

Ora 12:18
Plan i mirëorganizuar për të pushtuar PD, Berisha: Dera u hap vetë! Jemi më të vendosur se kurrë

1641640689_Screenshot1.jpg

Sali Berisha ka ardhur me plan të mirëorganizuar për të pushtuar PD. Berisha duke qeshur tha se dera u hap vetë si 'hapu Suzam'.

"Referendarë të lirisë që janë sot më të vendosur se kurrë. Dyert e shtëpisë nuk mbyllën kurrë. Lulzim pengu apo Bash Brava i ka zaptuar këto zyra", tha Berisha.

Ora 12:12
Video/ Report TV sjellë pamjet me dron, militantët e Berishës rrethojnë selinë e PD

Rport Tv sjellë pamje me dron nga selia e PD, duke treguar qartësisht atë që po ndodh në protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha . Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, militantët e Berishës kanë rrethuar thuajse të gjithë godinën, ndërsa një pjesë e tyre janë edhe në Bulevardin 'Zhan D'Ark'. Ata kanë thyer dyert e selisë së PD, duke u futur në kati e parë të godinës.

Ora 12:11
Basha është në mbledhje? Berisha: Është i rrethuar nga gardistët e Ramës, i pajisur me kundragaz

1641638052_berisha.jpg

Për Sali Berishën Lulzim Basha nuk po zhvillon mbledhje lart. Sipas tij Basha është i rrethuar nga gardisët e Ramës me kundragaz.

Ora 12:04
Me trapan e çekiç, militantët e Berishës mundohen të hapin derën e blinduar për t'u ngjitur në katin e dytë të selis së PD

 

Militantët e Berishës po tentojnë të hapin me trapan e çekiç derën e blinduar që të çon në katin e dytë të selisë së  PD. Pasi kanë shqyer dyert e tjera, ata synojnë të futen në të gjitha ambientet e selisë.

Ora 12:02
Basha zhvillon mbledhje në seli, mbështetësit e Berishës marrin shkallë për tu ngjitur në katin e dytë

 

Militantët e Berishës me shkallë në duar për tu ngjitur në katin e dytë sepse ka një derë të blinduar që u pengon hyrjen.

Ora 11:57
'Pushtimi i PD', Albana Vokshi: Basha të largohet i qetë, demokratët po futen në shtëpinë e tyre

 

Për mbështësen e Sali Berisha  Albana Vokshi demokratët që kanë hyrë në PD janë duke hyrë në shtëpinë e tyre dhe Lulzim Basha duhet të largohet.

"Po futen në shtëpinë e tyre, Lulzim Basha të dalë dhe t'ia lërë demokratëve. Ky është turpi i Lulzim Bashës", tha Albana Vokshi.

Ora 11:50
Mbështetësit thyejnë edhe dyert e zyrave të FRPD, futen brenda: Basha të iki nga ka ardhur

Militantët e Sali Berishës kanë thyer ehe dyert e zyrave të Forumit Rinor të PD, duke arritur të futen brenda.

"Lulzim Basha të iki nga ka ardhur, shtëpia e demokratëve është e jona", thotë njëri prej protestuesve.

Ora 11:40
Militantët e Berishës brenda selisë së PD, thyejnë çfarë u del përpara, hapin me dhunë një tjetër derë në godinë! Thyejnë e bllokojnë duke i lyer me sprite kamerat e sigurisë

Pasi u futën me dhunë në kati e parë të selisë së PD, duke shqyer derën kryesore, militantët e Berishës nuk ndalen duke thyer çfarë gjejnë përpara në godinë. Ata kanë mundur të hapin me dhunë një tjetër derë në katin e parë të godinës. Po ashtu ata kanë thyer e kanë bllokuar duke i lyer me sprite edhe kamerat e sigurisë të vendosura në murin e jashtëm të selisë.

1641639571_a2.jpeg

Ora 11:37
Militantët e tij shqyejnë derën e selisë së PD, Berisha shkon para kohe në protestë: Kanë hyrë në shtëpinë e tyre, s'ka njeri të drejtë ta mbylli

Ndonëse protesta ishte planifikuar të niste në orën 12:00, militantët e Sali Berishës nuk kanë pritur këtë të fundit, por kanë shqyer derën e selisë duke u futur. Për Berishën ata janë futur në shtëpinë e tyre.

"Sot do e shndërrojnë bunkerin e Bashës në shtëpinë e lirisë, të ruajnë gjakftohtësinë të vetëpërmbahen për arritjen e qëllimeve tona. Basha është i shkarkuar. Unë kërkoj vetëpërmbajtje. Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Edi Rama. Në shtëpinë e tyre kanë hyrë. Nuk ka të drejtë njeri të mbyllë derën e shtëpisë", tha ai.

Ora 11:37
Militantët e tij dhunuan Roland Bejkon, Berisha justifikohet: Nuk e kam parë skenën

Në një akt të rëndë, militantët e Sali Berishës sulmuan sot Roland Bejkon, duke e goditur atë nga pas, ndërsa nuk e lejuan të futej në selinë e PD. Megjithatë Berisha justifikohet se nuk ka parë skenën.

"Nuk e kam parë skenën por ne jemi lëvizje paqësore, jemi lëvizje paqësore", tha ai.

Ora 11:35
Protesta e thirrur nga Berisha, vendosen tela me gjemba në murin lidhës mes parlamentit dhe PD

 

Për shkak të protestës së thirrur nga Sali Berisha, Report Tv sjell pamje ku duket se muri lidhës i parlamentit dhe Partisë Demokratike është rrethuar me tela me gjemba. Kjo për të shmangur kapërcimin e protestuesve nga ana Kuvendit për t’u futur në selinë blu.

Ora 11:32
Militantantët 'pushtojnë' PD-në, thyejnë xhamat: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do

 

" O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do". Me këto thirrje militantët e Berishës kanë pushtuar Partinjë Demokratike dhe po thyejnë xhamat.

Ora 11:28
Militantët e Berishës shqyejnë derën Kryesore të Selisë blu (VIDEO)

 

Militantët e Berishës shqyejnë derën Kryesore të Selisë blu dhe futen në katin e parë të godinës.

Ora 11:11
Sulmi ndaj Roland Bejkos, Baze: U bë me urdhër të Berishës, për të bërë shembull ata që e kanë sulmuar

1641636759_1641635310Screenshot2.jpg

Gazetari Mero Baze ka komentuar përplasjen e mbështetësve të Berishës me sekretarin për pushtetin vendor të PD-së, Roland Bejkon.

“Sulmi ndaj Roland Bejkos, student i Dhjetorit dhe anëtarë i Kryesisë së PD është sulm në emër të Sali Berishës. Ai do të bëjë shembull dhune këdo që e ka sulmuar publikisht. I pandehuri i parë i këtij sulmi duhet të jetë Sali Berisha. Të tjerët është lehët të gjenden”, shkruan Baze.

Ora 11:11
Militantët e Berishës sulmuan Roland Bejkon, reagon PD: E papranueshme, kjo është fytyra e Sali Berishës që frymëzon dhunë

Partia Demokratike ka reaguar pasi militantët e Sali Berishës sulmuan Roland Bejkon. Nëpërmjet një reagimi, PD e konsideron sulmin të papranueshëm, teksa thuhet se kjo është fytyra e vërtetët e Berishës që frymëzon dhunë.

"Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, një demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD", thuhet në reagim.

Ora 11:10
Protesta e Berishës, FNSH në gatishmëri edhe para Ministrisë së Brendshme dhe parlamentit

Policia e Shtetit ka marrë masa paraprake sa i përket protestës së thirrur nga Sali Berisha, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur në gatishmëri edhe përpara Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit.

Ora 11:09
Nis me dhunë protesta e Berishës, reagon Alibeaj: Sali Berisha do gjak, vetë është fshehur

1639571074_ALIBEAJ.jpg

Pas dhunimit të Roland Bejkos, Sekretar për Pushtetin Vendor nga mbështetësit e Sali Berishës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD.

Nënkryetari Enkelejd Alibeaj shprehet se Berisha do gjak ndërsa vetë është fshehur.

"Sali Berisha do dhunë dhe gjak. Nxit demokratët të përplasen me njëri-tjetrin dhe vete është fshehur. Turp! Kjo është fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Të dhunojë këdo që nuk mendon si ai", shkruan ai në Twitter.

Ora 10:48
VIDEO /'Jashtë, spiun', militantët e Berishës ofendojë dhe përplasen me Bejkon, largohet nga selia: Produkt i Berishës, më goditën njerëz që i kam mbajtur me bukë

Mbështetësi e Berishës e kanë pritur me ofendime Ronald Bejkon, duke e mos e lejuar të futet në selinë blu. Ata i bërtasin 'jashtë spiun', ndërsa Bejko është larguar duke dalë edhe nga rrethimi i oborrit të selisë.

Për mediat ai tha se është goditur nga pas nga persona që i ka mbajtur me bukë, ndërsa akuzoi Sali Berishën si fajtorë të situatës së krijuar. Sipas Bejkos, këto veprime ndaj tij janë bërë vetëm nga Enver Hoxha gjatë protestës ku ai ka qenë i pranishëm në Gjirokastër në 1991.

"Në shkurt të 1991 ishim duke organizuar protestën kundër Enver Hoxhës, aty na ka ardhur turma e Enveristëve na ka shkelu me këmbë. Ne luftuam për demokraci dhe shikoni si manifestohet sot nga këta. Sot marrim këta shembuj, ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e elitës së PD që e kanë lënë partinë në këtë pikë. Erdha për t'u futur në seli dhe u ndesha me këtë reagim. I them Berishës të mbajë njerëzit në kontroll sepse këtë që më bënë mua këta sot, na e ka bërë vetëm Enver Hoxha në 1991 në Gjirokastër. Këtë e bëjnë sot këta që unë kam ftuar 30 vite për demokraci. Nuk kanë faj këta, faj ka ai që i ka sjellë këtu që të vriten demokratët. Të arrijnë sot njerëz që i kë dhënë bukë të të qëllojnë nga mbrapa. Kjo është bërë vetëm për interes të Berishës. Unë e kam mbështetur Berishën nga ‘97 në 2013, ka një moment që boll është boll.", tha Bejko.

 

Ora 10:44
Spartak Braho tha se do vritet një deputet, Alibeajn e merr në mbrojtje Garda! Grida e 'armatosur' me 3 roje

1641633984_BX.jpeg

Spartak Braho tronditi me një deklaratë dje kur tha se një deputet do të vritet në protestën e Berishës për të marrë PD-në. Braho përmendi inicialet E.A, që sipas tij duhej të bënte kujdes për jetën e tij pasi ka informacione që do të tentohej të eliminohej.

Kjo ka bërë që Garda e Republikës ta marrë në mbrojtje deputetin Enkelejd Alibajn, duke i dhënë 2 shoqërues për ta mbrojtur.

Ndërkohë që në hyrje të Selisë blu është parë edhe deputetja Grida Duma e cila është parë me 3 shoqërues në automjetin e saj.

Ora 10:29
Protesta e Berishës, vendosen bokse të mëdha në tarracën e selisë së PD, për çfarë do të shërbejnë?

 

Teksa kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protestës së Sali Berishës, në tarracën e selisë së PD janë vendosur disa bokse. Bokset mund të jenë vendosur për t'u bërë thirrje protestuesve që të shmangin veprimet e dhunshme në rast agravimi të situatës.

Ora 10:28
Edhe RENEA në gatishmëri pranë PD-së (VIDEO)

Situata në Partinë Demokratike duket e tensionuar. Përveç forcave të rendit dhe FNSH, janë parë rreth selisë blu edhe automjete të forcave RENEA. 

Ora 10:18
Basha në seli, batuta me gazetarët: Vallen e Osman Takës do e kërcejmë më vonë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në selinë e PD që prej orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, ku po zhvillon një mbledhje me drejtuesit e degëve për zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. Teksa futej në seli, Basha nuk i kurseu batutat me gazetarët, teksa tha "vallen e Osman Takës do e kërcejmë më vonë", referuar protestës së Berishës.

“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, tha Basha.

Ora 10:10
Çfarë do të ndodhë në PD? Dhjetëra forca policie në gatishmëri, 'rrethojnë' selinë blu! FNSH në lëvizje në zonë

 

Policia është në gatishmëri për gjithçka që mund të ndodhë sot në Partinë Demokratike. Me dhjetëra forca policie kanë 'rrethuar' ambientet rreth selisë blu. 3 furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë qarkullojnë në zonën rreth godinës së PD. 

Policia do të monitorojë të gjithë protestën e ditës së sotme. Ndërhyrja do të bëhet vetëm në raste të nevojshme dhe do të qëndrohet në gatishmëri. Përmes kamerave të sigurisë do të identifikohen element të rrezikshëm që mund të bëjnë trazira.

 

Ora 09:31
Numër i vakët protestuesish në mënyrë të organizuar, shumica drejt Tiranës me makina private

 

 

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit e mbështetësit e Berishës kanë organizuar militantët nga gjithë vendi për t'ju bashkuar protestës para selisë së PD. Por edhe pse po organizohet nga mbështetësit e PD, në dukje protestuesit e Berishës nuk po vijnë të organizuar, por, siç mëson Report TV, transporti po kryhet me automjete private.

Sipas organizatorëve të protestës  nga Durrësi pritet të nisen sipas tyre rreth 1200-1500 militantë të Berishës. Sakaq burimet pranë policisë bëjnë me dije se nuk ka masa të shtuara në Durrës, por do të jenë postoblloqet e zakonshme pranë mbikalimit të Shkozetit dhe në autostradë, të cilat ushtrojnë kontrolle tek automjetet përgjithësisht luksoze, me targa të huaja, apo tek ato të cilat duken të dyshimta.

Në Fier, deputeti Luan Baçi ka organizuar militantët e Berishës, por bie në sy numri i vogël i tyre. Para nisjes, Baçi tha se nuk do të hyhet me dhunë në selinë e PD.

"Jemi këtu sot. Është grupi i dytë që po niset drejt Tiranës. Janë një mase e madhe e degës Fier dhe degëve të tjera. Ka pjesëmarrje shumë të madhe. Do i ftoja anëtarët e PD, dega Fier, Roksovec, Lushnje, Divjake të ecin drejt Tiranës pa u frikësuar nga fjalët për dhunë apo veprime që dëmtojmë qytetarët. Protesta është masive, festive ku do të jemi për të zbatuar vendimin e 11 Dhjetorit për shkarkimin e Bashës”, u shpreh Baçi.

Nga Qarku i Gjirokastrës janë nisur 250 demokratë për të marrë pjesë në protestë, po ashtu në udhëtime private të organizuara nga vetë militantët.

Nga Kruja bëhet me dije nga mbështetësit e Berishës se janë nisur drejt Tiranës 500 persona.

Në Vlorë, kryetari i PD Vlorë, Genc Deromemaj thotë se në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë. Pjesa më e madhe e tyre janë nisur me automjete private dhe në organizime individuale ndërsa katër njësitë administrative të Vlorës janë bashkuar duke vënë në dispozicion të demokratëve një autobusë dhe dy furgona për tu nisur në drejtim të Tiranës. Çdokujt prej tyre i është kërkuar të kenë me vete kartën e anëtarësisë. Ndërkohë që nga Korça pretendohet se janë nisur rreth 1000 demokratë, ndërsa transporti u mundësua me mjete private. Atyre iu është kërkuar të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete.

Ora 09:26
VIDEO/ Skenar i Bashës për të penguar protestën e Berishës? Oborri para selisë së PD mbushet me makina

Pak orë para nisjes së protestës së Sali Berishës, oborri para selisë së PD është mbushur me makina. Nuk dihet nëse ky është një skenar i kyedemokratit Lulzim Basha për të penguar protestën e Berishës, i cili ka thirrur mbështetësit e tij që të mblidhen para selisë së PD në orën 12:00. Ndërkohë Basha ndodhet në seli, ku po zhvillon një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve të PD.

Ora 08:31
Pak para protestës së Berishës, Basha mbledhje në seli me Kolegjin e Kryetarëve e më pas me Kryesinë për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 18 dhjetorit

Një orë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Lulzim Basha do të mbledhë në selinë e PD Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve, Basha do të mbledhë edhe Kryesinë për të miratuar programin e diskutuar nga Kolegji. 

Kujtojmë se në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit u rrëzuan vendimet e dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit i Berishës, përfshirë edhe shkarkimin e Bashës, ndërsa u miratua edhe ndalimi i çdo personi të shpallur 'non grata' në PD që të jetë pjesë e pozicioneve drejtuese në parti.

“Të nderuar Kryetarë,

Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë", thuhet në mesazhin e dërguar nga Gazment Bardhi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj Kastrioti: 09/01/2022 09:22

    Po ca thu o po pull? Ca pordhni nga ajo goje? Vetem llak llak... dini me ba, a jeni burrat qohuni e ndaloni protestat osé bashkohuni protestusve qe ti terheqni ve mendjen ( ej o po pull gjakndrrum po na shef gjith BOTA). NUK kuptoj do fushore qe quajn do tjere Shpellare? Ca lidhje ka Shpellari dhe Fushori,Jo Jo... Ktu ka vetem nje fakt gemologjik, Turku! Mendoj dhe jam i bindur se cdo gje esht e treshigimuar nga Turku... Po po Turku se nga Turku ju Kan mbet kto gjanat e bukura!!! Trimeria, Shkaterrimi, Urretja e njeri tjetrit, Injoranca, skllaverimi dhe mbi te Gjitha pa Besia. Ja pra ca pjedhe ka len Turku e pastaj beni zzzzzz... Si mizat ne M.. t. Dhe kto Jan materiale te mjaftushme se ne Shqiperi nuk ka Stabilitet dhe nuk do te ket Der sa te purifikohet populli. Purifikim, te shkollohen, te behen te ndergjeqshem te jen Patriota dhe Atdhetare te flakt qe te din te zgjedhin se kush do i udheheqe po Jo kshtu ne te kundert ????. Po fajin se ka as Salliu e as Bash Lulsi po Turku.

    Përgjigju
  • Vlonjat: 08/01/2022 23:12

    Qenit kur vjen ngordhja shkon dhe permjer ne dere te xhamise...

    Përgjigju
  • Fshati: 08/01/2022 18:26

    Me kujtohet ne disa protesta te meparshme eshte perdorur gaz lotesjelles dhe akuzonim policine e Rames por na paskan qene demokratet se keta e paska shume per zemer helmimin me gaz.

    Përgjigju
  • Elbasan i bukur Elbasan: 08/01/2022 17:55

    Nje vjershe popullore elbasanase thote: Ububu se me ngordhi lopa C'ti baj zamanit c'ti baj feleqit. Kir u ba qehaja Met Rroga punen time ta haje dreqi. Met Rroga ishte nje funderrine ne qyterin e Elbasanit sot pas afro 100 vjetesh Net Rroga nga Vicidoli me emrin Sali Rame Berisha eshte shume me i rrezikshem se ai qe thuhet ne vjershe po ta lesh te livadhise ai nje ore e me pare te izolohet se ndryshe so ta ktheje vendin ne kasaphane sic ka vepruar edhe here te tjera sic tentoi edhe sot.

    Përgjigju
  • Fabsn: 08/01/2022 16:52

    Perfundimisht, politikanet tane dhe partite politike jane perkatesisht terroriste dhe organizata terroriste. Robt ku ti keni.

    Përgjigju
  • Adi: 08/01/2022 16:52

    Nena ime e ndier qe ne fillimet e bemave te SBe partise demokratike qe dogjen e shkaterruan cdo gje bile edhe pemet me justifikimin se ishin moniste ka bere nje urim “Uroj qe ketyre t ju hyre sherri midis tyre “ Urimi I zuri edhe pse me shume vones e nenes sime I ndritet shpirti Vendit I duhet nje opozite e re ku te zhduken si SB edhe Basha se misioni I tyre ka mbaruar Vete me gojet e tyre po flasin per kriminele qe jane ne njeren apo tjetren pale e qe verteton se cila eshte baza e p d e pse gjithmone ne protesta ka dhune

    Përgjigju
    • @Adi: 08/01/2022 23:04

      Shume drejte e ke thene. Keta te dy nuk cfare japin me pervec te keqes. I pari e ka mbyllur me kohe, i dyti se nisi dot kurre. Vendi ka ecur keta te dy mbeten ne vend. Nuk duam me asnje te na kthejne ne llum

  • Cubi: 08/01/2022 16:25

    Gjynah te shkretet sapo kan dal nga shpella e dragobis dhe u duhet koh te pershtaten me jeten ne shoqeri. Nuk di a ka me turp qe te shohesh skena te tilla vetem per nje karrike????????????????????. Nuk di se mendoj se si e pranojn demokratet e ndershem nje sken te till. Shpresojm qe drejtesia ka mjaft fakte dhe te filloj punen ,ka koh qe gota po derdhet. Sali qeni edhe kete kishte pa e ber qe te ngrihesh kunder atyre qe kan 30 vjet qe e votojn. Incredible kur thot Italiani

    Përgjigju
    • Demokrati i '92: 08/01/2022 23:34

      Po ku ka me demokrat te ndershem?

  • Albanezi: 08/01/2022 15:46

    Kedo te heqesh e te vendosesh ne krye, albanistan do ngele ky vend.

    Përgjigju
    • Gjjgf: 08/01/2022 19:15

      Ik mër emigrant m**** shko laj naj hale

  • karadakliu: 08/01/2022 15:34

    Sa parti demokratike jane ne Shqiperi?!!A ka humbur krejtesisht kuptimin e veprimit politike PD ,ajo e perjashtuara me Salihun dhe disa qelepirxhive rreth tij dhe ajo me Bash en e zgjedhur ne rregullat zgjedhore te PD.Edhe pse as Saihu e as nenbishti i tij,Basha, Nukm kane mbetur me te qendrojne as afer e le me ne krye te PD,Salihu,kryetari i kryeqytetit te droges Lazarati, me veprime kriminale vrasje plackitije e vjedhje,si dhe veprime antishteterore e antikombetare,si lidhjet e tija me Serin,drivatet,armatimi dhe leshimet politike lidhur me Kosoven dhe ndjekjen e liderve te UCK.Salo ka humbur kuptimin e dukeje ne skena politike,si dhe "Dekorata e SHBAV NON GRATA" ne qaf en e tij.

    Përgjigju
  • AntonDalje: 08/01/2022 15:28

    Me vjen keq Dr.Berisha, humbe nje ndertese partie por fitove nje parti te re. Me vjen keq Basha, humbe per te mos u kthyer me. Jeni të vdekur politikisht! Kërkojini Ramës t'ju blejë një biletë fluturimi për në Holandë???? me vjen keq votuesve te PD. Këta njerëz po ju përdorin skllevër për interesat e tyre. Unë jam gjithashtu i lumtur për ju që tani e dini nevojën për një "lëvizje të vërtetë demokratike" jashtë kësaj lufte.

    Përgjigju
  • Dimri: 08/01/2022 15:11

    Gje e shemtuar qe per 30 vjet ka qene imazhi I keq I Shqiperise e shqiptarve bernda e jashte vendit Arroganca, deshira per te shkaterruar,per te zgjidhur cdo gje vetem me force e dhune , ligesia , kokfortesia, …….. kane shoqeroar kete parti e SB qe me themelimin e saj e deri sot Cdo gje ka nje kufi e limit Nese ke shtet, K minister SPAK drejtesi eshte dita qe te zgjohen nga gjumi e te merren ne fill I’m me gomarin e pastaj me samarin Kjo eshte dita qe S B no grata deshtoi I turperuar por te arrestohet e ti jape llogari popullit cka bere ne kurriz te Ti Kupa e ti jo eshte mbushur , por me vite e vite derdhet e e paguajne shqiptaret Boll me llafe llafe llafe qelloni ne shenje , se durimi eshte sosur I pari i pandehur te merretS B b e keshtu do mundim te sillemi si evriopiane, me SB vetem shkojme ne grope Bolllllllllll

    Përgjigju
    • Vjen pranvera: 08/01/2022 23:30

      ça turpi neper bote per ne Italia beri emisionin -striscia la berisha

    • Cubel breca: 08/01/2022 16:34

      Bukur e paske vendosur pseudonimin. Por ketu perseri dimer do jet per shqipetaret,kurse per sali halen e seren e tij do jet pranver bile e tejzgjatur. Megjithate shpresojm se nje dit do vij drejtesia e shumpritur!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • anna: 08/01/2022 14:41

    Sa te denuar jemi qe kemi lindur ne nje shtet me Berishen.

    Përgjigju
  • Like: 08/01/2022 14:35

    O sali o gomar do te varim ne litar

    Përgjigju
    • Sali: 08/01/2022 16:57

      O sali e like goraret do te varet ne litaret

    • Saliu: 08/01/2022 15:50

      O Like floriri tani qe s'te duhen me gomeret (pasi i ngarkove mire me ar) kerkon ti varesh. Hajde legen hajde.

  • Pyetje: 08/01/2022 14:29

    Ku ishte Evi Angelakis?

    Përgjigju
    • Cuko: 08/01/2022 18:52

      Po germon tunelin e Lirise

    • Ehuuu: 08/01/2022 14:45

      Eshte ruajtur ne prapavij, per sulmin e dyte, mos i trego njeriu

  • Une: 08/01/2022 13:55

    Policia ka te drejte te nderhyj kur njerezit i kerkojne ndihme por po ashtu duhet te nderhynte kur nga brenda godines u gjuajt me gure dhe u hodh gaz duke rrezikuar ata qe ishin jashte. Policia duhet te sekuestroje ndertesen e ti nxjerre jashte te dyja palet. Ta zgjidhin ne gjykate hallin qe kane. Luli dhe Saliu te dy te arrestohen si dy rrugace te rendomte qe kane thyher qetesine publike.

    Përgjigju
    • Drejtesia: 08/01/2022 23:27

      Drejtesia e vertete per ne Sqipetaret do ishte ti mbyllesh te dyja palet ne nje ambjent me njeri-tjetrin dhe le ta zgjidhin. Te themi edhe ne -Ooo çu kenaqem.

  • shqip: 08/01/2022 13:39

    ARMIKU I SHQIPTARIT ASKUSH TJETR VEC SHQIPTARIT.

    Përgjigju
  • Gripi: 08/01/2022 13:35

    Saliu doli me turp nga godina ashtu si ka mbetur i turperuar gjithe jeten nga dhuna qe ka perdorur. A ka ndonje prokuror trim dhe patriot te firmose urdher ndalimi per Sali Ram Berishen? Kur do ti jepet fund marrezive te dhunshme te nje maskarai qe gjeneron vetem dhune, viktima dhe kaos? A shtet ky vend apo jo? Perse shqiperia do mbetet peng i nje bastatdi vicidoli dhe 2 mije - 4 mije mbeshtetesve te tij?? Mos duhet populli tiranes ts bej si ne '97 kyr garda e malokeve te Saliut kerkoi falje ne Tv pasi dhunoi drejtorin e spitalit ushtarak dhe kur furgoni i bardhe i Sali Lushes grabiste argjendarite? Mos duhet ti qellojme nga ballokinet e shtepise me cfare te mundim keta horra te dhunshem? Kjo nuk mund te tolerohet me.

    Përgjigju
    • @armir: 08/01/2022 21:02

      Nese nuk te duket e llogjikshme e verteta atehere te vertetat e tua jane iluzion i deformuar perceptimi. Sali Ram Berisha nuk duhet toleruar me. Po behen tre breza qe ky bastard Vicidoli po i dhunon sa here i preket interesi i kulles se tij te qelbur. 1997 Urdheroi tanket dhe avionet Mig te bombardonin jugu. Grumbulloi paramilitare nga veriu dhe kosova qe vriste popullin e jugut. Kur lane kockat si ne Cerrik, Vlore, tepelene e sarande filloi nxiti vlla vrasjen mes tyre. Mbi 200 djem tropoje u vrane mes njeri tjetrit te nxitur nga ky kriminel. Kush eshte ai qe nuk e mban mend furgonin e bardhe te Sali Lushes qe bridhte dhe grabiste ne tirabe ate kohe? 1998 Sulmoi me tanke kryeministrine dhe u terhoq me turp me keq se sot. Edhe atehere organizoi ushtaret e Fark te Bukoshit qe nuk shkonin te luftonin Serbin si UCK por u bene pjestare te grushtit te shtetit. Viti 2000 pasi mbeti i vrare si qen shkalleve te komisariatit te tropojes vellai i Sali Lushes, Syla, deshtoi dhe plani per te pushtuar komisariatet e veriut. 2001 Fillo levizjen Nano ik..... pastaj Rama ik, tani Basha ik.... Nese keto nuk kane lidhje llogjike per ty o i semure, atehere shume shpejt do filloje edhe levizja Armir ik hahahaha Kjo eshte e verteta e nje njeriu si Sali Ram Berisha qe gjeneron vetem dhune dhe fatkeqesi. Ty do te kete bere dem druri qe hengre ne ballkon sot hahahah

    • Tahir tarfyci: 08/01/2022 16:40

      Ky legen armiri do jet ndonje ushtar i sali qenit e si pelqeka komenti yt. Ky monster te thot ty bej vizit tek mjeku por ky qenka larguar pa leje nga spitali.

    • armir: 08/01/2022 15:17

      ti sje kerkund ne logjike, ik vizitohu vllai.

  • shqupi: 08/01/2022 13:26

    o shqiptarja.com pse nuk i jepni komentet qe shkruajme mor jahu? ky debili qe ju ca koka nga guret e hedhur nga kafsherija e shpellarit pse ben viktimen tani? o popull mu me ka vra serbi ....po ne cte arushes vjen ne tirane te vritesh per shpellarin?ik vrit serbin o dru me pre e na le rehet neve ne vendin tone ka zbrit kafsherija e na moren ne qafe

    Përgjigju
  • Idri: 08/01/2022 13:19

    Po ku je o shtet po si ka mundesi i lini po eshte krime ju arestoni per nje gram hashash por per keta ska shtet o kryeminister po te vrau te rahu te zinte e ullirit i ka nzjere keti populli po cfare prisni plaseni ne burge me gjithe llumin qe ka nga mbrapa se do rish dhe 10 vjete te tjera ne pushtete turp

    Përgjigju
  • Miku: 08/01/2022 13:17

    Berisha e solli Bashen ne PD nga hici pa pyet njeri, qe humbi zgjedhjet ne seri, tani do mbeshtetje ta heqe. Jepni te dy doreheqje e mos kandidoni fare.

    Përgjigju
  • Qwert: 08/01/2022 13:07

    Saliu mori perpara 300 miljon amerikan jo me bashen qe se llogarit fare.. saliu eshte kanceri shqiperise!

    Përgjigju
    • Artan: 08/01/2022 13:28

      Mendoj qe shteti duhet ti leje ta zgjidhin vete kete problem horrat e Berishes me horrat e Bashen. Nese jemi me fat gjysma iken per lesh.

  • Shqipë: 08/01/2022 13:01

    Kjo është dredhia e Ramës dhe Vuçiçit … me regji të Putinit …!!!

    Përgjigju
  • Alb: 08/01/2022 12:28

    Ka than konica zote na ruje per shqiptarite. Po kenacen serbete dhe grekete kur na shohin te percare.

    Përgjigju
  • Kameramani: 08/01/2022 12:17

    Drejteperdrejte nga selia e PD-se: https://m.youtube.com/watch?v=c2hEW5gMzgE

    Përgjigju
  • LEDI: 08/01/2022 12:17

    Ka 30 vjet qe mban dhe merr pushtetin me dhune dhe shteti si dhe dhe sot ben sehir.Po krijohet bindja, qe Saliu se llogarit shtetin fare.Tha qe do jete proteste paqesore ,por dyert u shklyen dhe vet pohoi se une isha ne shtepi dhe nuk kam pare dhune.Modeli Saliut eshte kthyer ne model shtet formues.Po policia cfar ben kur ai shklyen dyert e institucioneve ?

    Përgjigju
    • Loti: 08/01/2022 17:02

      Deshte te dilte nga politika siç ka qendruar nenpolitike kto 30 vjet me huligane te palare, harbut e kusare.

    • eranda: 08/01/2022 15:18

      kur po thoje ka 30 vjet ne pushtet, ne fakt me shkoi mendja ke rama, berisha e ka 50-50 ndersa rama ne 25 vjet vetem 2 ka bere opozite

  • anna: 08/01/2022 11:30

    Kjo ka qene fytyra e Sali Berishes perhere akoma nuk e ka kryer misionin e tij pER tradhetari ndaj vendit. Shumica e atyre qe jane aty sot kane 32 vite qe jane mbajtur me buke pa bere pune si qente e rruges dhe po lehin perseri qe mos tju nderpritet rrisku .TURP

    Përgjigju
    • Borderoja: 08/01/2022 23:17

      Me leket qe i kane vjedhur Sqiperise (d.m.th ne popullit) paguajne shpellaret. Kane nje liste pagese te rregullt me rolet. Figurantet qe duhet te bejne numer paguhen 500 leke dhe 2 byrek/per miting Bertitesat paguhen 3000lek, 3 byrek dhe nje dhalle (bonus premtimi per 1 vend pune kur????) Ata qe shkaterrojne kane me shume privilegje do behen edhe drejtora. Kjo eshte organigrama

  • F-35: 08/01/2022 11:16

    Zhvillime te turpshme, do Zoti nuk precipitojne me tej, pasi afektojne sigurine ne vend. Keqardhje per demokratet e thjeshte!

    Përgjigju
    • Demokrati i '92: 08/01/2022 23:12

      Keqardhje per demokratet e '92 qe keta shpellare ca i vrane dhe ca i larguan nga partia. Keta te tjeret jane njesoj si nga krahu i sales qe ç'do e keqe ne Shqiperi ka firmen e tij dhe nga krahu i lylit ish minister i brendeshem kur vrau 4 veta ne bulevard apo minister i jashtem kur shiti detin apo role te tjera kur vidhte ne bashke punim me shpellarin.

  • AltinTop: 08/01/2022 10:53

    Sot eshte e vetmja dite qe jam me Berishen…na e ka borxh zhdukjen e Lulit nga PD-ja. Kemi te drejten e zotit te jemi opozitare te denje dhe jo te shitur per 12 vite me rradhe pa hy gjemb ne kembe Rames.

    Përgjigju
  • PROFESOR SUMA REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/01/2022 09:39

    Krimineli malok salhe bermuti është aq idjot sa se kupton që ska shanc të kthehet në pushtet sa të jet Amerika. Amerika ska pjerdhur për bura shteti madhështor jo të pjerdhibpër malokun kriminel hajdut salhe bajga. Reçit ske shanc ti shpëtosh o salhe si familje.

    Përgjigju
    • efraim: 08/01/2022 15:20

      amerika nuk donte as enver hoxhennpor ai ndenji 45 vjet ne pushtet pa ja bo syni terr. problemi eshte kur ste do lagjia jote.

  • karadakliu: 08/01/2022 08:31

    Nga krimineli dhe kriminelet,megjithate duhet pasur kujdes,Sepse, ata ishin dhe jane te ga tshem, per te sheptuar koken-b..then e tyre, te kallin jo vetem instiuconet,por edhe shtetin dhe vler at materiale e shpirterore te poullit,per te clin me se paku kane respekt.

    Përgjigju
  • Opionisti: 08/01/2022 08:30

    Nuk eshte vetem Berisha Ne miting 2dhjetori 1990 djali Piro dobiba djali Ramiz Alia djali Pjeter Arbnori sternipi Bushatllinjve lega zogu nipi Mustafa Krujës djal Haxhi Lleshi Eduard gjosa Frank Shkreli Kastriote Isa Mustafa Niko Lesi Nikol jaga don Meta Kryeziu Elez biberaj kreshnik Spahiu

    Përgjigju
  • Koqo: 08/01/2022 08:15

    I vetmi njeri qe munde te zbrete Llullzim Braven nga sherbyesia dhe per ulesia per te madhin Rama eshte dr.Berisha..fundja ju a borxh demokrtve..se vete e ka vendos kete njeri pa vlera njerezore dhe morale..Hyrjen ne seli duhet bere o me dinamit a po me fadroma..dhe Llullzim Braven nuk duhet te dhunohet a po te vritet..le tu bashkohet Rames qe te perdore si leter higjijenike..Berisha le te shpalle zgjedhjet per kryetar te PD-s ne te cillat nuk duhet te merr pjese..

    Përgjigju
    • Cubel breca: 08/01/2022 17:02

      Ti koqo se ke vendosur mir emrin. Cub bac Rama as ja ka e as do tja dij se ka lul apo ska. E majta ne shqiperi ska humbur vet asnjeher,por eshte tradhetuar. Ne vitin1992 ja fali ramiz alia,ne vitin 1996 dihet se si,ne vitin 2005 ja dha fatos nano,ne vitin 2009 ja dha ilir haleja. Ne 2013 dihet sa bindshem fitoi Cubi dhe me keqardhje me sa shoh sdo te ndaloj. Me keta ky jeton sa huta e bardh sic thot populli. Dhe ti koqol do vazhdosh te thyesh dyer dhe xhama kete her te shtepis tende.

    • Klodi: 08/01/2022 13:44

      Po si ka mundesi o shtet o cfare te thuash po kapni kryesoret dhe delet ikin vete pastaj po kush u thote atyre thyeni e digjni ata qe i kane sjelle nga rethet i fusni ne burge te te shohim sa trima jane

    • Sa gjynah: 08/01/2022 11:09

      Hiq nje o e vendos nje e oee oee

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin