Berisha: SPAK pse nuk i heton 'sarajet' e Edi Ramës

 

Sali Berisha tha në Kuvend përse SPAK nuk heton 'sarajet' e Edi Ramës.

“Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLGJ-së, KLD-së e me radhë, t’ju thonë pse nuk hetojnë Sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë m të deklaruar se e ka blerë me 2 euro në një kohë kur shitej me 20 euro apo 40 euro në atë zonë?  Pyesni pak pse nuk hetojnë 'pallatin pajë' të familjes Basha për të cilin s’kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejne ndërtuesin, vetëm para 3 javësh me 11 milionë euro me 99% të fondit limit dhe i vetëm në garë? 
Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn për aferën e tmerrshme të djegësave 420 milionë euro të firmosur nga kryeministri si kontratë duke deklaruar se shkela ligjin, me një procedurë antiligjore që mund ta përdorin vetëm hajdutët e nivelit më të lartë. 

Pyesni pak çfarë hetimi ka bërë kjo drejtësi për shfrytëzimin barbar të pasurive kombëtare? Janë kthyer në një mallkim të vërtetë për ju qytetarë. A pasuroheni ju, a mëkëmbeni ju nga viti në vit nga shfrytëzimi i këtyre pasurive? Jo dhe jo sepse oligarkët e qeverisë njëlloj si kolonizatorë, ju shfrytëzojnë deri në palcë. Çfarë bëri Edi Rama për pasuritë natyrore? Hoqi rentën o qytetarë. Hoqi rentën duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare të Shqipërisë. Ku shkoi renta? Në xhepat e qeverisë dhe të oligarkëve. Ajo ishte lënë për infrastrukturën lokale për ju. 

Çfarë ndodh me këtë drejtësi? A e dini ju që në aferën e djegësve Erion Veliaj vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë dhe çdo ditë disbursohen nga paratë tuaja 80 mijë euro për këta hajdutë? Çfarë bën kjo drejtësi? Cila drejtësi është kjo? A e dini ju se 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar 210 milionë euro? Ka kushtuar 30 milionë euro km. Ka shkuar 40% më shtrenjtë se kilometri në tunelin e Kalimashit. 100% më shtrenjtë se km në tunelin e Krrabës. Hetojnë këta...Prandaj këta u thurin lavde këtu dhe i duartrokasin. 

A e dini ju qytetarë që vëllezërit, motrat, nënat, baballarët vdisnin në Shqipëri nga COVID si në asnjë vend tjetër në Europë sepse Ministria vidhte dhe vetëm vidhte fonde të caktuara nga buxheti për ndihmën tuaj. E dini ju pse nuk hetojnë këta gjykatës dhe prokurorë në një kohë kur qeveria merr nga ju 340 milionë euro nga çmimet e larta. I merr dhe i ndan me oligarkët e vet dhe ju ua preu edhe atë fond minimal që ua dha para 3 muajsh. 

Pyeteni pak këtë zonjën e KLGJ pse mban sekret ti Vettingun e Sokol Sadushit, Pupos dhe të gjykatësit tjetër të Gjykatës së Lartë. Çfarë sekreti është ai? Ua them unë. Sepse të tre ata e kanë vendin pas hekurave. Të tre ata kanë pasuri kriminale të fshehura. Ata janë ushtarë të partisë prandaj mbeten aty për të mbajtur peng. 

Pyeteni pak qytetarë, a e dëgjuat ju ministrin e Brendshëm si recitonte? Sepse ai familjarisht ka marrë miliona në atë reformë. Ka marrë miliona! Pyeteni pak ç’është marrëveshja Llagami-Fico për dosjet tuaja? Se si Delina Fico, bashkëjetuesja e ministrit merr miliona për të shqyrtuar me anëtarët e Institutit East-West, dosjet tuaja sipas porosive të partisë", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja