Berisha: Stimul bimëve, luftë
varfërisë në fshat, Rama: Kopjac
Kryeministri tha sot se vendet malore janë të pasura natyralisht me bimë aromatike e mjekësore dhe se përqëndrimi në kultivimin dhe përpunimin e tyre brenda vitit do të luftonte varfërinë në këto zona. Kryesocialisti e cilësoi këtë iniciativë kopje të programit të PS.
TIRANE - Shqipëria është një nga vendet më të pasura në Evropë për bimë aromatike dhe mjekësore, biodiversiteti i saj është i njohur dhe i jashtëzakonshëm. Kështu ka deklaruar kryeministri Berisha gjatë konferencës për bimët aromatike e mjekësore, ndërsa theksoi rëndësinë e kultivimit dhe përpunimit të tyre brenda vitit.
Sipas shefit të qeverisë, në zonat malore që mbajnë këto pasuri bimësh duhet të përqendrohen të gjitha përpjekjet në mënyrë që të luftohet varfëria.
“Bimët aromatike mjekësore kultivohen në zonën që përbëjmë edhe hartën e varfërisë së vendit, pra zonat malore. Në këtë aspekt përpjekja jonë, përqendrimi ynë duhet të fokusohet tek këto zona, të luftojmë varfërinë atje ku ka pak tokë duke kultivuar këto bimë”, tha Berisha. Në këtë mënyrë, sipas kryeministrit, do të përfitonin në tërësi familjet e varfra të vendit.
Kreu i ekzekutivit vlerësoi boronicën e qytetit të Kukësit dhe çajin e Zagorisë duke theksuar nevojën e lehtësimit dhe nxitjes e përpunimit të tyre.
“Qeveria do vazhdojë të mbështesë me kredi me interesa të buta të gjithë ata që përpunojnë këto bimë në vend. Duke i përpunuar në Shqipëri rrisim vlerën e tyre në treg”, theksoi Kryeministri.
RAMA: BERISHA S’KA BEREASGJE PER FSHATIN, KOPJON PROGRAMIN E PS Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Berisha dhënë sot gjatë konferencës për bimët aromatike dhe mjekësore. Kryesocialisti akuzoi Berishën se në iniciativën e tij për stimulimin e prodhimit të bimëve aromatike ka kopjuar programin e Partisë Socialiste.
Nëpërmjet profilit në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se qeveria nuk mund t’i shmanget faktit që sipas tij nuk ka bërë asgjë për fshatin, duke kopjuar angazhimet e opozitës.
“Përgëzime Kryeministër! E ka lexuar mirë programin tonë për stimulimin e prodhimit të bimëve aromatike:-) Po s'bëhet me kopje kjo punë! Duhet RILINDJE. Sot qeveria është përgjegjëse pse s’ka bërë asgjë për fshatin. E s'i shpëton dot llogarisë për ç'nuk bëri, duke kopjuar angazhimet e opozitës”, shkruan kryesocialisti në Twitter.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16.3%
-
Jo
78.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21