Berisha: Strategjia 2013 – 2020
Qeverisja e hapur, zhvillim jeshil

Berisha: Strategjia 2013 – 2020<br />Qeverisja e hapur, zhvillim jeshil
TIRANË – Qeveria shqiptare nis hartimin e strategjisë për 7 vitet e ardhshme 2013 – 2020. Kryeministri Berisha në komitetin e planifikimit të strategjive tha se për këtë periudhë do të synohet që vendi të orientohet drejt zhvillimit të qëndrueshëm jeshil.
“Strategjia duhet të përcaktojë rrugët e zhvillimit të vendit. Drejtim themelor do mbetet qeverisja e hapur. Dhe për plotësimin e kësaj strategjia do të mbështetemi tek konsultat me shoqërinë civile”, tha kryeministri.
Ai rendisti dy strategjitë paraardhëse: Atë të integrimit të vitit 2005 dhe strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim të miratuar në vitin 2008.
“Strategja e rradhes është ajo e viteve 20013 – 2020. Boshti i saj, është shndërrimi Shqipërisë një vend me zhvillim të qëndrueshëm jeshil. Kemi potenciale të energjisë së rinovueshme dhe një prej biodiversiteteve më të zhvilluara. Do mbajmë në kontroll të plotë cdo hap të zhvillimit tonë në standartet e zhvillimit mjedisor”, deklaroi kreu i qeverisë.
Berisha vlerësoi edhe planin e përbashkët të veprimit për integrimin europian të hartuar nga ministria e integrimit dhe opozita shqiptare.
“Opozita është angazhuar të kontribuojë në këtë proces dhe ne mirëpresim edhe mendimin e saj për strategjinë 7 vjeçar, ku thelbi mbetet qeverisja e hapur”, tha kryeministri Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik