TIRANE- Kryeministri në ikje, Sali Berisha ka reaguar lidhur me strukturën e re të qeverisë që do të krijohet nga mazhoranca e dalë fituese nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka ironizuar me ndarjen e ministrive dhe shtimin e numrit të dikastereve, duke e quajtur “ndarje torte për orekse të sëmura”.
Sipas Berishës rritja e numrit të ministrive rrit shpenzimet e qeverisë me 30 %, duke shtuar se kjo nuk është mënyra për të luftuar krizën.
“Fillim i mbarë për të luftuar krizën! Rriten shpenzimet e qeverisë për veten e saj me 30%! Të dashur miq, risitë e para të qeverisë "Piktori 1" janë:
-rritet me 30% numri i anëtarëve të kabinetit;
-rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet më mirë kriza?!
-shkenca për qeverinë "Piktori 1" nuk egziston (e gjora mori malin!);
-kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt;
-1 milion hektarë pyje mbeten jetim
Ndarje torte për orekse të sëmura. Hajde qeveri hajde!”, shkruan Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com