Berisha sulmon Altin Dumanin: Je nën kontroll të bandës mafioze që vjedh paratë e shqiptarëve, pse nuk e dërgoni në Gjykatë çështjen e inceneratorit të Tiranës

TIRNAË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ditën e sotme ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani. Ky i fundit tha pak ditë më parë se nuk sekuestrohet Inceneratori i Tiranës, pasi ka kompani që mund t’i çonin në arbitrazh. Por, fill pas kësaj deklarate, Berisha ka sulmuar ashpër kreun e SPAK, duke i thënë se është në kontroll të bandës mafioze që vjedh paratë e shqiptarëve.

Berisha tha se ky pretendim i Dumanit është një akuzë shumë e rëndë për të, por edhe për institucionin që ai drejton. Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Berisha tha se në krye të bandës mafizoe të inceneratorit të Tiranës është kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Vekiaj. Ish-kryeministri ngriti një pyetje kundrejt Dumanit se përse nuk e dërgon në Gjykatë çështjen e inceneratorit të Tiranës, kur sipas tij kontrata është e firmosur në shkeljen të Kodit Civil.

“Tragjikomedia e kësaj afere është e pakufishme. Inceneratori i Tiranës është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 mln euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë. Inceneratori i Tiranës shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP, si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz që ka në krye Ramën e Veliajn dhe disa emra të tjerë. Dy fjalë do ti them Komisar Dumanit, se pretendimi juaj se nuk dihen pronarët iu akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj. Së pasi le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni, se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët. A mund ti thoni shqiptarëve ca ju pengon të dërgoni në gjykatë aferën. Paraqitët pretendim se janë arbitarzhet. Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimin e gjykatës së vendit. Jeni në kontroll të asaj bande që vjedh shqiptarët. Së dyti kontrata është e firmosur në shkeljen më flagrante të kodit civil të Shqipërisë. Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë për sa kohë në Shqipëri dhe kudo në botë kodi civil është kushtetuta e kontratave. Ju nuk e bëni këtë se ju jeni mburojë e qeveritarëve që kryejnë këtë vepër mafioze, vjedhje të tmerrshme”, tha Berisha.

Berisha tha se prokurorët e SPAK nuk ‘ndjekin paratë’ pasi iu del në skemë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilët nuk i prekin sot.

“Bankat nuk bëjnë kurrë transferta, bankat verifikojnë para se të bëjë transfertën, të gjithë përfituesit nga transferta , ndaj është ajo e famshmja, ndiq paratë. Ndaj edhe kur ata ndjekin paratë ju del Erion Veliaj, Engjëll Agaçi Edi Rama. Para 4 muajsh u lirua në nga dëshmitarët e aferës së djegësave, një shtetas italian që 3 ditë më parë, plasi bombën. Dëshmoi se Erion Veliaj dhe jo vetëm ai, sollën inceneratorin rrangallë, të çmontuar kundrejt pagesë. Për SKAP-in e partisë interesi publik nuk ekziston. Ata e kishin këtu dëshmitarin. Ai duhet falënderuar për dëshminë që dha. Një dëshmia nga Dubai deklaroi se partë për djegësin e çmontuar i pagoi Ali Abati, siç e shihni me deklaratën e tij të djeshme, kreu i SKAP dëshmoi, se jo që nuk ka ndërmend të hetohet, po ky institucion është shndërruar në një mburojë të një organizate kriminale që në djegësa dhe afera të tjera ka shpërdoruar qindra mln euro”, tha Berisha.

Akuzat e Berishës vijnë pak ditë pasi kreu i SPAK zhvilloi një komunikim me gazetarët, i cili u pyet edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Dumani tha se institucioni që ai drejton nuk ka ndërmarrë ende veprime për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës për shkak të ndonjë padie të mundshme arbitrazhi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 03/04/2023 17:30

    Ky ka rrjedhur fare nga trut po Spaku ska mbaruar pune akoma me Saliun qe ti vij rradha te tjerave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?