Berisha sulmon ambasadoren e BE:
Këtu u bë gjëma me kanabis, ajo...

Berisha sulmon ambasadoren e BE:<br />Këtu u bë gjëma me kanabis, ajo...<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha u është rikthyer akuzave të forta ndaj ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ ai sulmoi ambasadoren se nuk foli asnjëherë për kanabisin në Shqipëri.

“A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë ambasadoren e BE të shqiptojë fjalën kanabis? Shqipërisë iu bë gjëma me kanabisin, dhe kjo ambasadore e BE nuk ka thënë asnjë fjalë.

Edhe për rastin e Armando Prengës që shkoi dhe qëlloi tjetrin në derën e shtëpisë, tjetrin e qëlloi në komisariat, ndërsa në Bruksel thuhet se këtë e nxiti opozita për të bllokuar reformën në drejtësi”tha Berisha.

Një tjetër akuzë ndaj Vlahutin ishte edhe për rastin e përplasjes së Doshit me Metën.  “I ndodhi një ngatërresë Tom Doshit me Ilir Metën dhe çfarë bëri kjo zonjë? I tha Trupit diplomatik se Toma do kalojë te PD” deklaroi Berisha.

Deklarata e Berishës për ambasadoren e BE në Tiranë vijnë një ditë para protestës që opozita do të mbajë nesër në orën 12:00 para Kryeministrisë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane