Berisha: Basha u përkul para regjimit të Ramës, s'lëvizi një gjethe për t'i vënë kufi! E ktheu PD në një dru të thatë që s'gjelbëronte as në verë e asnjëherë

 

Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha nuk la pa sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas Berishës, Basha u përkul para regjimit të Edi Ramës dhe se nuk ndërmori asnjë veprim për t'i treguar atij kufirin. Berisha përmendi edhe protestat e opozitës të organizuara nga Basha, për të cilat tha se i nisi, por nuk i sosi kurrë me sukses.

"Lulzim Basha, nisi drejtimi  partisë duke u përkulur në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën, fuqinë e forcës që drejtonte, duke u përkulur para regjimit të Edi Ramës. Dy vite pas dorëzuam pushtetin, Rama i bllokoi çdo projekt të madh në drejtimi e Bashkisë. I bllokoi vendosjen e tramvajit, rehabilitimin e lumit, projekte të mbështetura nga qeveria e PD. Duke patur një armatë të tërë demokratësh, duke disponuar bashkën më të madhe të vendit, kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protesta të fuqishme dhe t'i vinte Ramës kufirin te thana dhe të qëndronte i pamposhtur. Zixhiri i gabimeve të tij erdhi duke u trashu. Çdo nismë, e ndërpreu me urdhër, të cilit të kujt askush nuk e di. çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri veprime politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personalitete që kishin kontribuar në këtë parti. NË 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e fashizimit, por ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore, PD i shëmbëllente enjë druri të thatë që nuk gjelbëron as në verë e asnjëherë. PD pas zgjedhjeve të 2021 që ai i shpalli masakër elektorale, mbeti jetime vota e 620 mijë shqiptarëve sepse Lulzim Basha u kujdes për karrigen e tij. Ai dorëzoi sovranitetin e PD për të shpëtuar kokën e tij sepse nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen. Pas kësaj ai shkelmoi në vazhdim statutin, instaloi në krye të PD forume anti-demokratike, përjashtoi drejtues të saj, sulmoi në mënyrë të verbër partnerët tanë të shkëlqyer", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)