Berisha sulmon kryetaren e KLP: Je skllave e Altin Dumanit

Berisha sulmon kryetaren e KLP: Je skllave e Altin Dumanit

1730117312_saliberisha.jpg

Sali Berisha i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë kërcënuese KLP pasi dënoi sulmet ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Në fjalimin poshtë ballkonit, Berisha sulmoi kryetaren Mirela Bogdanin duke e quajtur skllave të Dumanit dhe anëtarit të KLP, Vatë Staka.

“Të dashur miq, sot kryetarja e KLP-së, zonja Bogdani, e cila është kryetare e KLP-së, kandidatura e Arben Rakipit, e mafiozit, e kryemafiozit të Shkollës së Magjistraturës dhe xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sot ka bërë një komunikatë pas sulmeve të ligjshme që unë me fakte, me dokumente kam bërë kundër Altin Dumanit, mercenarit të organizatës kriminale Skapi i partisë dhe BKH-së, kundër prokurorëve skapistë që i paguajnë qytetarët shqiptarë sa 70 pensionistë në muaj.

Që marrin rrogat më të larta në Ballkan dhe si gjakpirës tregtojnë me dosje krimi gjithë natën dhe ditën me vrasësit dhe trafikantët për t’u marrë ryshfete dhe gjoba.

Për të falsifikuar dokumente dhe për t’i fshehur ato.

Për të prishur provat dhe lehtësuar krimet e tyre.

Zonja Bogdani, nuk të njoh dhe nuk e kam për mbarë që për njerëz që nuk i njoh, të flas.

Por për deklaratën tënde, së pari duhet të siguroj çdo punonjës të institucioneve të Shqipërisë, që bëjnë punën me nder, që bëjnë punën me përkushtim, unë kam vetëm respekt dhe vetëm respekt.

Por ti zonjë, që reagove sot, ti je skllave e Vath Stakës dhe Altin Dumanit”, u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Sulmet e Berishës dhe Metës, KLP përgjigjet ashpër: Presioni ndaj SPAK, kërcënim serioz për drejtësinë! Kreu i PD s’tërhiqet: Bogdani, skllave e Dumanit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë