Berisha sulmon takimin
Rama-Basha ende pa përfundua

Berisha sulmon takimin<br />Rama-Basha ende pa përfundua
Ish kryeministri Sali Berisha sulmon takimin Rama-Basha, ende pa përfunduar kjo tryezë. Përmes një statusi në Facebook, Berisha thotë se Rama shkeli protokollin e takimit, duke përfshirë LSI-në në këtë dialog të nivelit të lartë. Duke renditur disa arsye se pse ndryshoi formati, Berisha thekson se kjo erdhi për shkak të presionit të kreut të LSI ndaj Ramës ose të dy duan të ndajnë suksesin e miratimit të reformës në drejtësi. 
 
Statusi i plotë i Berishës në FB
"Rama shnderron takimin bilateral ne trilateral?!
Te dashur miq, takimin e thirrur si bilateral "PD - PS", Edi Rama e ktheu ne takim trelateral duke shkelur rende protokollin e takimeve të kësaj natyre. Cili është shkaku i këtij ndryshimi? Mundet që Meta i ka nxjerrë Ramës kartonin e kuq për koalicionin, mundet që Rama bëri këtë se do të ndaje me Metën bllokimin e reformës ose Meta e ka detyruar të ndajë me të suksesin!?
Sidoqoftë kjo tregon se Rama shkoi në takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka përpara dy bashkëkryetarë të aleancës të vëllezërve armiq, të pasigurt me njëri-tjetrin por të pasigurtë me veten e tyre!
Le të urojmë të dashur miq një marrëveshje të ndershme në interesin më të mirë të shqiptarëve!
", shkruan Berisha. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi