Berisha sulmon Topin: Armik i PD
i blerë me kokë e xhep nga Rama

Berisha sulmon Topin: Armik i PD<br />i blerë me kokë e xhep nga Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sulmeve ndaj kryetarit të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi. Gjatë një interviste, Berisha hedh poshtë pretendimet se Partia Demokratike ka në dorë gjyqësorin dhe për ta ilustruar këtë heq një paralele mes PD-së e ish-nënkryetarit të saj, Bamir Topi.    

"Rama mashtroi shqiptarët se të gjithë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë të emëruar nga PD. Kjo është aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë që Bamir Topi ishte një bashkëpunëtor i PD", thotë Berisha për Abc News.

Ai shkon edhe më tej kur e akuzon Topin si të blerë nga Edi Rama. "Nuk ka shqiptar që nuk di qëndrimet haptazi armiqësore të Bamir Topit ndaj partisë që e bëri President, sepse e bleu me kokë dhe xhep Edi Rama", thotë Berisha.

Sipas tij, ka vetëm tre gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të emëruar nga Nishani.

"Njëri prej të cilëve për hir të së vërtetës është Fatmir Xhafa bis në drejtësi, që e ka emrin Besnik Ymeri. Ky është realiteti. Por ne, deri sa e solli presidenti e votuam dhe nuk komentojmë vendimet e tij pavarësisht se si voton. Kurse në Gjykatën e Lartë janë gjithsej dy ose tre gjykatës të emëruar nga presidenti Nishani dhe janë 15 të tjerë të emëruar nga Moisiu dhe Topi. Por nuk ka rëndësi kjo. Rëndësi ka fakti se Rama deklaroi se këta janë të PD-së dhe ndaj e do 'vettingun' për t'i bërë të PS-së. Ai kështu e hoqi maskën", thotë berisha.  
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare