Berisha sulmon Veliajn për taksat:
Do falimentojnë qindra biznese

Berisha sulmon Veliajn për taksat:<br />Do falimentojnë qindra biznese
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka sulmuar sot kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ku ka thënë se këto ditë ai do të vendosë për rritjen e taskave për bizneset dhe qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Berisha ka thënë se me këtë veprim pritet që shumë biznese në kryeqytet të falimentojnë, ndërkohë që qytetarët do të detyrohen që të marrin rrugët e europës, pasi situate e tyre ekonomike do të përkeqësohet.

Sipas Berishës, Rritja e taksave me 60- 450% dhe shtimi i numrit të tyre është urimi/mallkimi i Edi Ramës dhe Zogut të tij për qytetarët e Tiranës

Ai ka listuar një sërë taksash që sipas tij do të rriten me taksat që Bashkia do i dërgojë Këshillit Bashkiak për miratim, mbledhje që pritet të mbahet në datën 30 dhjetor.

Ja çfarë shkruan Berisha në facebook.
Rritja e taksave me 60- 450% dhe shtimi i numrit të tyre është urimi/mallkimi i Edi Ramës dhe Zogut të tij për qytetarët e Tiranës
Rritje taksash, tarifash dhe shtim i barres fiskale per bizneset dhe qytetaret e Bashkise Tirane propozohet nga Edi Rama nepermjet Erion Veliajt si nje "dhurate" ne kete fundviti.
Shtim i numrit te taksave si dhe rritje e mases se tyre nga 60% deri ne 450 % do te rendojne mbi bizneset dhe qytetaret.
Keshtu rritet taksa e pasurise se paluajtshme per te gjitha bizneset e medha dhe VIP. Ata do te paguajne nje takse me te larte me 60%, pra nga 280 leke/m2 do te paguajne 440 leke/m2. Nepermjet kesaj rritje te paarsyeshme dhe te pabazuar ne zhvillimin ekonomik te vendit, i jepet goditja e fundit edhe atij biznesi qe po mundohet ti shpetoje krizes dhe depresionit ku e ka futur shefi i Veliajt.
Rama pretendon se po ndermerr politika kombetare per promovimin e Turizmit, por rritja e takses se nderteses si dhe ne vazhdim te saj edhe rritja e takses se fjetjes ne hotel, tregojne se kjo eshte genjeshtra e radhes per kete sektor. Ndryshimi i menyres se perllogaritjes nga % perqindje mbi cmimin e fjetjes ne tarife fikse, 350 Lek / fjetje, tregon se kjo qeveri nuk e njeh aspak parimin e “taksimit te drejte” dmth te paguash per aq sa arketon, por “prepotenca fiskale” edhe ne menyre taksimi eshte identifikimi i kesaj qeverie.
Strehimi, qe megjithese kaluan 25 vjet demokraci akoma qytetaret nuk e kane permbushur nevojen e shkaktuar nga rregjimi komunist, merr goditjen perfundimtare.
Qytetaret ne nevoje per strehim do i paguajne nje takse 4.5 here me te larte Edi Rames dhe Erion Veliajt. Nga 4% mbi vlere kostoje do te paguajne 8% mbi cmimin e shitjes. Takse e rritur 450% dhe qe rendon direkt ne xhepat e qytetareve.
Nuk mund te shpetonte taksa e tabelave reklamuese nga rritja galopante e saj, 90.000 lek/m2 ose 200% me e larte per reklamat elektronike.
Takse e re per qytetaret dhe bizneset e Tiranes (taksa e perkohshme per infrastrukturen arsimore). Cdo familje do te paguaje nje takse prej 1800 leke per korrrupsionin e Erion Veliajt si dhe te gjitha bizneset do te rendohen me nje detyrim te ri nga 4.000 – 37.000 Leke ne vit.
Rama - Veliaj nuk rriten vetem taksat por edhe sherbimet e Bashkise Tirane, te cilat tani do ti kushtojne shume me shtrenjte qytetareve dhe bizneseve te Tiranes.
Tarifat e pastrimit per biznesin e madh do te rriten pothuajse me 2- fishin e tyre, per ndonje aktivitet te caktuar edhe trefishi i tyre.
Cmimi i karburanteve dhe lendes djegese do te rritet edhe me tej pasi cdo pike shitje me pakice do te paguaje nje takse nga 1.000.000 leke- 5.000.000 leke/ vit.
Tarifa te reja si dhe rivendosje te tarifave te hequra nga Z. Basha per sherbime te cilat Bashkia Tirane i ka detyrim ligjor.
Me rritjen e madhe te taksave dhe tarifave dhe rikthimin e taksave te reja pritet te falimentojne mijera e mijera biznese te tjera dhe mijera e mijera qytetare te marrin rruget e Europes dhe botes per azil politik! sb


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!