Berisha: Të isha kryeministër
do t’u kisha thënë “jo” armëve

Berisha: Të isha kryeministër<br />do t’u kisha thënë “jo” armëve
TIRANE- Ish-kryeministri Berisha do t’u thoshte “jo” armëve kimike për t’u demontuar në Shqipëri, nëse do të kishte statusin e kryeministrit të vendit. Nga pozicioni më komod i një deputeti opozitar, Berisha bëri të ditur këtë qendrim të tij dje, në një konferencë të gjatë shtypi. Për ‘Jo’-në e tij, ai ka dhënë tre argumente. “Për mua është më e lehtë të them Jo, por do e kisha të vështirë të thoja "Po". Mos mendoni se nuk ka pasur ultimatum dhe, po t’u thuash “po”, duhet t’i pranosh.

Pse do ju thoja jo? Së pari: Nuk është apokalipsi. Rreziku është sepse karamele nuk janë. Ky rrezik në të gjitha vendet e NATO-s, krahasuar me Shqipërinë është 0.1, ndërsa në vendin tonë është 0.4. Së dyti: Ka një problem shumë të madh me mbetjet. Janë 13 mijë tonë mbetje dhe, në vlerësimin tim, duheshin të paktën 10 vjet. Së treti: Shqipëria është pas vendeve të tjera dhe vendi ynë ka dy ekonomi, turizmi dhe investimet. Po të shkonte në Mjekës, nuk shkonte atje norvegjezi për të punuar. Në çdo vend, zonat e banuara janë pranë. Kur u sulmua Siria, unë isha në gatishmëri dhe do të krijoja të gjitha lehtësitë”, - deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri është ndalur tek protesta kundër sjelljes së lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri, ndërsa është shprehur se “Protesta e të rinjve për armët kimike le të frymëzojë shqiptarët, ajo ishte protestë historike. Më e rëndësishme në historinë e vendit, pas protestës së dhjetorit 1990”.
Berisha tha se Edi Rama ka gënjyer faktorin ndërkombëtar, pasi, sipas tij, po të bazohemi tek deklarata e ambasadorit Arvizu në 14 nëntor dhe të Paul Ëalker, “Shqipëria i kishte pranuar lëndët kimike të Sirisë”. “Këtë e tregon edhe fakti se, pas mbledhjes së bordit për armët kimike, nuk u përmend asnjë vend ku ato do të transportoheshin. Në 14 nëntor në darkë, SHBA informoi shqiptarët se Edi Rama na ka thënë “po” për armët kimike dhe, nëse do na thotë “jo”, do ishim të zhgënjyer.

Deri në darkën e datës 14, ai kishte mashtruar faktorin ndërkombëtar se do merrte armët kimike. Sekretari Kerri informoi se po shqyrtohen dy alternativa. Ky aspekt nuk është zbërthyer si duhet. Ne jemi mbajtur si komb që mbajmë fjalën, por Rama bëri diçka që s’ka ndodhur kurrë në historinë e një shteti të lirë. Mbajti botën dy muaj në këmbë, vuri dhe kushte, siç ishte vizita në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj të thotë se nuk i bëj! Ky është Rama. Kërkova dorëheqjen. Në rrafshin kombëtar është katastrofë”, tha Berisha.
I pyetur se çfarë mendon për përgjigjen e Arvizusë, që njeh si kreun e PD vetë Berishën, ai tha: “Është pyetje e pamend e një diplomati, që i lejoi vetes të bëjë një pyetje të tillë”, tha Berisha.
 
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit