Berisha: Të korrigjohet
urgjentisht historia

Berisha: Të korrigjohet <br />urgjentisht historia
Në mbledhjen e sotme të komitetit administrator për 100 vjetorin e pavarësisë Kryeministri Berisha ka folur për nevojën urgjente për korrigjimin e historisë dhe ka deklaruar se axhenda për aktivitetin e 100 vjetorit të pavarësisë është tepër e ngjeshur.

“Harresa ka mbuluar zhvillimet madhore në Shqipëri, duhet të bëjmë çmos të ngremë në piedestal ngjarjet e mëdha.

Është e domosdoshme se në fund të fundit një nga arsyet më madhore që ne kremtojmë këtë 100 vjetori është për të nderuar ata që janë flijuar për vendin dhe lirinë. Ky është motivi i parë dhe më madhor, atëherë është e domosdoshme që të jemi të kthjellët.

Nuk mund të injorohet fakti se gjatë 100 vjetorit kemi patur edhe probleme serioze në udhën tonë deri në ditët e pavarësisë së Kosovës. Duhet të hecim me një shkallë të lartë përgjegjësie në shqyrtimin e historisë soën, paraqitjen e saj me objektivitetin më të madh.

Shpresoj që studiuesit të mbajnë parasysh vlerësimin sa më objektiv të personaliteteve të mëdha.

Vërejtjet që bërët për logon, janë përcjellë. Deri tani ka vetëm vlerësim e pozitive dhe është pëlqyer jashtëzakonisht shumë” tha Berisha në fjalën e tij. ah/shiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset