TIRANE- Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Berisha kërkon marrjen e masave për formimin e një kampionati mbarëkombëtar, që të përfshijë klubet shqiptare dhe ato kosovare në të gjithë sportet.
Berisha kërkoi krijimin e Ligës së Futbollit mbarëkombëtar duke i kërkuar ministrit të Sporteve Aldo Bumci të nisë bisedimet me homologun e tij në Kosovë për hartimin e projektit.
"Këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë Liga e Futbollit Mbarëkombëtar. Duhet të uleni së bashku me ministrin e Sporteve të Kosovës, të bëni projektin dhe të zhvillohet Liga Mbarëkombëtare. Tani edhe infrastruktura e lejon këtë. Kështu, tifozi i skuadrës së Mitrovicës mund të vijë fare lehtë ta ndjekë ndeshjen Flamurtari-Mitrovica në Vlorë, apo atë Prishtinë-Tiranë. Natyrisht, në Ligë do të përfshihen të gjitha ekipet shqiptare"- tha Berisha.
Kjo nismë u deklarua një vit më parë, pikërisht më 4 janar 2012 edhe nga Aleanca Kuqezi në kuadër të nismës "Një Komb një kampionat".
Në të njëjtën kohë që kërkoi krijimin e lehtësive shtesë për aksesin në vend për mediat kosovare.
"Të gjitha mediat e Kosovës që duan të transmetojnë duhet të kenë licencë në Shqipëri. Sic TVSH krijon lehtësira mediave shqiptare, duhet ta bëjë edhe mediave të Kosovës që të vendosin ripetitorët e tyre, dhe ato të shihen nga Konisponli deri në Vermosh. Sikundër do bisedohet me qeverinë e Kosovës që të gjitha mediat e Shqipërisë të mbulojnë hapësirën mediatike të Kosovës. Nuk është se nuk ekzsiton por është me pagesë. Të homogjenizohet hapësira.Pse jetojmë në 5 shtete nuk jemi 5 kombe, jemi një dhe vetëm një. Dhe të mos mendojë kush se prezencën tonë në 5 shtete do të mund ta interpretojë si 5 kombe."- tha Berisha.
vijon
/Shqiptarja.com